Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Raporti i BE-së: Kurti përdori gjuhë fyese ndaj gazetarëve gjatë fushatës zgjedhore

Enesa Veseli by Enesa Veseli
04/11/2025
in Lajme
0
Raporti i BE-së: Kurti përdori gjuhë fyese ndaj gazetarëve gjatë fushatës zgjedhore
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

PRISHTINË – Juristja për media, Flutura Kusari, ka publikuar raportin e Bashkimit Evropian për Kosovën për vitin 2025, duke theksuar sfidat dhe shqetësimet lidhur me lirinë e mediave në vend, raporton Periskopi.

Sipas raportit:

  • Gjatë periudhës së raportimit janë dokumentuar 70 raste sulmesh fizike, verbale ose kërcënimesh ndaj gazetarëve, përfshirë pengimin e punës së tyre.

  • Në fushatën zgjedhore, zyrtarë të lartë të Kosovës, përfshirë Kryeministrin Albin Kurti, kanë përdorur gjuhë fyese dhe ofenduese ndaj mediave.

  • Raporti thekson nevojën për harmonizim të legjislacionit të Kosovës me acquis-in e ri të BE-së, duke përfshirë Ligjin për Radiotelevizionin e Kosovës (RTK), mbrojtjen e burimeve gazetareske dhe Ligjin Civil kundër shpifjes dhe fyerjes.

  • Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM) vazhdon të përballet me mungesë kuorumi dhe pengesa operative, duke minuar aftësinë për të marrë vendime, përfshirë gjatë fushatës zgjedhore.

  • Radio Televizioni i Kosovës (RTK) mbetet i pa-funksional, për shkak të mungesës së kuorumit në Bordin e tij, boshllëqeve në drejtim dhe mungesës së financimit të qëndrueshëm.

Raporti i BE-së nënvizon se pa reforma ligjore dhe financim të qëndrueshëm, RTK-ja dhe mediat në Kosovë mbeten të cenueshme ndaj presioneve politike dhe pasigurisë financiare.

“Gjatë fushatës zgjedhore, zyrtarë të lartë të Kosovës, përfshirë edhe Kryeministrin, përdorën gjuhë ofenduese ndaj mediave,” thuhet në raport.

Raporti gjithashtu rekomandon ndërhyrje ligjore për të siguruar pavarësi dhe funksionalitet efektiv të mediave publike, për të garantuar transparencën dhe lirinë e informacionit në vend.

Related

Previous Post

Vdes Dick Cheney, ish-zëvendëspresidenti republikan dhe arkitekti i “luftës kundër terrorizmit”

Next Post

Legjenda e futbollit anglez, Sir David Beckham, nderohet nga Mbreti Charles

Next Post
Legjenda e futbollit anglez, Sir David Beckham, nderohet nga Mbreti Charles

Legjenda e futbollit anglez, Sir David Beckham, nderohet nga Mbreti Charles

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.