Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur shqyrtimin e materialit të përgjimit në rastin e një audio-incizimi ku i përfshirë është kryetari aktual i Drenasit, Ramiz Lladrovci, përcjell Gazeta Metro.
Kështu kanë bërë të ditur ekskluzivisht burime të Klankosova.tv brenda prokurorisë.
Të njëjtat burime thanë se ende nuk ka nisur hetimet në lidhje me këtë çështje pasi janë duke i shqyrtuar materialet.
Në audio-incizimin e publikuar nga “Vox Kosova” dëgjohet kryetari aktual i Drenasit, Ramiz Lladrovci, duke folur për një pronë milionëshe.
Ndërkaq, kandidati i PDK-së për kryetar të Drenasit, Petrit Hajdari, e quajti kundër kandidatin e tij, Ramiz Lladrovcin si “kampion i pazareve dhe abuzimeve me prona publike”./gazetametro.net
Related