Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Rasti i keqtrajtimit të 5-vjeçarit në Lipjan, Gjykata u cakton paraburgim dy prindërve të tij

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
18/03/2026
in Lajme
0
Rasti i keqtrajtimit të 5-vjeçarit në Lipjan, Gjykata u cakton paraburgim dy prindërve të tij
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata Themelore në Prishtinë ua ka caktuar paraburgimin dy prindërve lidhur me 5-vjeçarin në Lipjan.

Në njoftim bëhet e ditur se prindërit e 5-vjeçarit, dyshohen për veprat Shkelja e detyrimeve familjare dhe Lëndim i rëndë trupor

Njoftimi:

Caktohet masa e paraburgimit ndaj të pandehurve A.K. dhe V.P. për shkak të veprave penale Shkelja e detyrimeve familjare dhe Lëndim i rëndë trupor

Lipjan 17 Mars 2026 – Gjykata Themelore në Prishtinë – Dega në Lipjan, Departamenti i Përgjithshëm – Divizioni për Çështje Penale ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve A.K. dhe V.P. për shkak të veprave penale Shkelja e detyrimeve familjare dhe Lëndim i rëndë trupor.

Gjyqtarja e procedurës paraprake pas dëgjimit të palëve në procedurë dhe pas analizimit të shkresave të lëndës gjeti se kërkesa e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit është e bazuar, andaj aprovoj kërkesën e PTHP-së, për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve A.K. dhe V.P,  ashtu që të njëjtëve iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, për secilin.

Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Related

Previous Post

Mediat austriake sjellin detaje se si ndodhi incidenti ku mbetën të vdekur katër persona, tre shtetas të Kosovës

Next Post

453 persona të emëruar politikisht, Qeveria Kurti me kabinetin më të madh në rajon

Next Post
453 persona të emëruar politikisht, Qeveria Kurti me kabinetin më të madh në rajon

453 persona të emëruar politikisht, Qeveria Kurti me kabinetin më të madh në rajon

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.