Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Rasti Liridona Ademaj, Kokalla: S’kam bërë marrëveshje, nuk kam takuar Naimin e Granitin

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
27/03/2026
in Lajme
0
Rasti Liridona Ademaj, Kokalla: S’kam bërë marrëveshje, nuk kam takuar Naimin e Granitin
0
SHARES
9
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

I akuzuari në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, Kushtrim Kokalla, ka deklaruar para gjykatës se nuk ka bërë asnjë marrëveshje me dy të akuzuarit e tjerë, Naim Murseli dhe Granit Plava.

Ai u përgjigj në pyetjet e avokatit të tij, Ndrecë Dodaj, i cili e pyeti nëse kishte pasur takime me Murselin dhe Plavën.

“Unë nuk i kam takuar as Granitin dhe nuk kam bërë asnjë marrëveshje. Nuk kam pasur lidhje me këtë çështje, që të jem takuar me Naimin dhe Granitin për kryerjen e veprës”, tha Kokalla.

Dodaj e pyeti gjithashtu për deklaratën fillestare të dhënë në Polici më 1 dhjetor 2023. Kokalla deklaroi se atë ditë ishte intervistuar nga “4-5” hetues, të cilët i kishin thënë se ishte i arrestuar për këtë vepër.

“Po, kemi pasur komunikim. Më thanë që jam kryesori në këtë punë, edhe pse nuk e kam ngritur gishtin, se e kam bërë gjithë skenarin dhe se është në interesin tonë dhe tuajin që të tregoj si e kam bërë”, u shpreh ai, duke shtuar se në ato momente nuk kishte qenë i pranishëm avokati i tij.

Sipas aktakuzës, Kokalla ngarkohet se, në bashkëkryerje me të pandehurit Naim Murseli dhe Granit Plava, ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë”.

Prokuroria pretendon se, pasi Murseli i kishte kërkuar Kokallës të gjente mënyrë për vrasjen e Liridona Ademajt dhe ai kishte refuzuar, Kokalla e kishte vënë në kontakt me të pandehurin tjetër, Granit Plava. Sipas aktakuzës, të tre janë dakorduar që Plava ta kryejë vrasjen, ndërsa Murseli të paguajë 30 mijë euro.

Dyshohet se më 29 nëntor 2023, Murseli kishte siguruar armën e zjarrit dhe ia kishte dhënë Plavës, i cili më pas e kishte përdorur për kryerjen e krimit.

Gjithashtu, Kokalla akuzohet edhe për veprën penale “Moslajmërimi i veprave penale apo kryerësve të tyre”.

Në deklaratën e dhënë në polici më 1 dhjetor 2023, Kokalla kishte thënë se është pjesëtar i FSK-së që nga viti 2019. Ai kishte deklaruar se Murselin e ka familjar, ndërsa Plavën bashkëfshatar, me të cilin njihet që nga fëmijëria.

“Naimi, për rreth një vit, më ka kërkuar që ta kryej këtë vrasje. I kam thënë se kjo nuk vjen në shprehje dhe të mos ma përmendë më”, kishte deklaruar ai.

Një ditë më herët, në Gjykatë, i akuzuari Granit Plava kishte deklaruar se kishte marrëveshje me Naim Murselin për ta marrë përgjegjësinë për krimin. Sipas tij, Murseli i kishte premtuar veturë, pagë dhe një vend pune të sigurt, si dhe lirimin nga burgu pas dy vjetësh.

Related

Previous Post

Murati jep lajmin: Të hënën miratohet shpërblimi për Dardanët

Next Post

Kurti jashtë Kosovës: Asgjë e re nga çështja e Presidentit, ende s’ka ftesa për opozitën

Next Post
Kurti jashtë Kosovës: Asgjë e re nga çështja e Presidentit, ende s’ka ftesa për opozitën

Kurti jashtë Kosovës: Asgjë e re nga çështja e Presidentit, ende s’ka ftesa për opozitën

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.