Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Regjimi Vuçiq drejt rrëzimit: Dhunë brutale ndaj protestuesve në Serbi – dhjetëra të lënduar mbrëmë në Beograd e Novi Sad

Valon Arifi by Valon Arifi
14/08/2025
in Lajme
0
Regjimi Vuçiq drejt rrëzimit: Dhunë brutale ndaj protestuesve në Serbi – dhjetëra të lënduar mbrëmë në Beograd e Novi Sad
0
SHARES
9
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Protestat masive që shpërthyen dje dhe kulmuan mbrëmë në mbarë Serbinë kanë përfunduar me dhunë, duke lënë dhjetëra të lënduar. Qytetarë dhe studentë dolën në rrugët e Beogradit, Novi Sadit, Nišit e Kragujevcit për të kërkuar ndryshimin e regjimit dhe ndalimin e represionit policor.

Në Novi Sad, sipas burimeve të qendra.info, simpatizantë të Partisë Përparimtare Serbe (SNS) sulmuan turmat me mjete piroteknike, gurë dhe shishe, duke shkaktuar plagosjen e disa personave. Sipas raportimeve të para, të paktën 15 qytetarë u trajtuan nga shërbimet mjekësore pas sulmeve të dhunshme.

Në Beograd, mbrëmë situata doli jashtë kontrollit kur policia përdori disa herë gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit që ishin mbledhur përpara ndërtesave të institucioneve shtetërore. Të paktën 25 persona u plagosën, mes tyre edhe gazetarë dhe vëzhgues të pavarur. Dëshmitarë okularë thonë se forcat e rendit goditën me shkopinj gome edhe protestues paqësorë, ndërsa arrestimet u kryen në mënyrë të dhunshme.

Organizatorët e protestave paralajmërojnë se demonstratat do të vazhdojnë çdo natë deri në realizimin e kërkesave për dorëheqjen e Aleksandar Vuçiqit dhe zgjedhje të lira. Ata e akuzojnë pushtetin për përdorimin e metodave represive dhe për nxitjen e grupeve të dhunshme proqeveritare për të frikësuar qytetarët.

Related

Previous Post

Gjykata e Hagës ia ndalon të drejtën Fahri Fazliut ta takojë të atin

Next Post

Sot në histori – 14 gusht

Next Post
Sot në histori – 14 gusht

Sot në histori – 14 gusht

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.