Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Retorika e Kurtit rrëzohet për 24 orë: Hajdari bojkoton gjykatën, del me justifikim

Enesa Veseli by Enesa Veseli
10/12/2025
in Lajme
0
Retorika e Kurtit rrëzohet për 24 orë: Hajdari bojkoton gjykatën, del me justifikim
0
SHARES
14
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

As 24 orë nuk u deshtën që të demantohen fjalët e Albin Kurtit, të cilat ai i tha në një video-adresim ditën e djeshme.

Vetëm një ditë pasi Albin Kurti deklaroi se “abuzuesit” e pasurisë publike nuk do të tolerohen, pikërisht ministrja e tij e akuzuar për dallavere me rezervat shtetërore, Rozeta Hajdari, zgjodhi të mos paraqitet në Gjykatë për nisjen e gjyqit për skandalin e madh.

Gjykatësi konfirmoi se ftesa i ishte dërguar, por nga Hajdari veproi si shefi i vet, nuk iu përgjigj institucioneve, veprim ky që bie ndesh me retorikën e fortë të kryeministrit për llogaridhënie dhe shtet të së drejtës.

Kryeministri që po kujdestaron, nga objekti i Qeverisë dje deklaroi se ligji duhet të jetë më i fortë se interesi dhe e vërteta më e rëndësishme se privilegji, ndërsa akuzat ndaj vartësve të tij i minimizoi si “zhurmë”.

Kurti lavdërohej me luftën kundër krimit të organizuar e korrupsionit. Kritikonte Gjykatën Kushtetuese për bllokim të reformave, e akuzat ndaj vartësve të tij i quante më shumë zhurmë.

“Rezultatet do të ishin më të mira po të mos bllokohej reforma antikorrupsion nga Gjykata Kushtetuese, sidomos byroja shtetërore për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme. Por, siç e thotë populli kjo vetëm vonim se shpëtim nuk ka”, tha Kurti.

Ai ka thënë se për qeverinë e tij lufta kundër korrupsionit është detyrë e përditshme.

“Dikur kishim shumë korrupsion e më pak zhurmë për prezencën e tij. Ai nuk luftohej sepse shteti ishte i kapur. Sot kur ekonomia e buxheti i shtetit është shtuar me miliarda, kur janë luftuar e larguar abuzuesit e homologimeve, asfaltimeve e terminaleve, duke kursyer qindra miliona, ka ngelur, vetëm zhurma. E më të zhurmshmit janë ata që kanë humbur më së shumti”, tha Kurti.

Por, pa zhurmë e në heshtje, ministrja e tij Rozeta Hajdari, vendosi të mos shkonte në Gjykatë si e akuzuar për dallavere me rezervën e shtetit.

Ajo nuk mori pjesë në seancën e sotme, dhe si rezultat procesi do të vazhdojë në janar, pra pas zgjedhjeve.

“Të nderuar qytetarë, Për seancën e sotme gjyqësore, lidhur çështjen e rezervave shtetërore të mallrave, ju njoftoj se, unë nuk kam pranuar ndonjë thirrje për seancë nga ana e Gjykatës! Në momentin që e pranojë thirrjen nga Gjykata, për seancën e ardhshme, do të paraqitem në seancë gjyqësore!”

Mirëpo, zëdhënësja e Gjykatës Themelore të Prishtinës, Mirlinda Gashi, konfirmoi për Klankosova.tv se ftesa iu dërgua Hajdarit më 19 nëntor, përmes postës.

“Por, gjykata nuk e ka pranuar fletëkthimin nga posta se e pandehura Rozeta Hajdari e ka pranuar ftesën”.

Si rezultat, seanca e radhës u caktua më 13 janar.

Related

Previous Post

Kur katër batalione osmane nuk arritën të mposhtnin Isa Boletinin të ngujuar në kullën e tij

Next Post

Serwer: Suspendimi i dialogut strategjik pakënaqësi e SHBA-së me Kurtin, raportet me aleatët të riparohen pas zgjedhjeve

Next Post
Serwer: Suspendimi i dialogut strategjik pakënaqësi e SHBA-së me Kurtin, raportet me aleatët të riparohen pas zgjedhjeve

Serwer: Suspendimi i dialogut strategjik pakënaqësi e SHBA-së me Kurtin, raportet me aleatët të riparohen pas zgjedhjeve

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.