Qendra.info
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione
No Result
View All Result
Qendra.info
No Result
View All Result
Home Lajme

“Reuters” e publikon propozimin për paqe që Ukraina do t’ia paraqesë Rusisë në Stamboll

02/06/2025
in Lajme
Reading Time: 3 mins read
“Reuters” e publikon propozimin për paqe që Ukraina do t’ia paraqesë Rusisë në Stamboll
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Agjencia e lajmeve “Reuters” e ka parë tekstin e propozimeve të paqes, të cilat negociatorët ukrainas planifikojnë që t’ua paraqesin palës ruse në bisedimet e paqes të hënën në Stamboll.

Teksti i dokumentit ukrainas është i publikuar më poshtë i plotë, pa ndryshime:

Kornizë e Bisedimeve Ukrainë – Rusi

I. Parimet Kyçe të Marrëveshjes dhe Procesit Negociator

• Armëpushim i plotë dhe i pakushtëzuar në qiell, në tokë dhe në det si sfond i nevojshëm dhe parakusht për bisedime të paqes

• Masa për ndërtimin e besimit – adresimi i çështjeve humanitare: kthimi i pakushtëzuar i të gjithë të dëbuarve dhe i të zhvendosurve ilegalisht

Fëmijët ukrainas. Shkëmbimi i të gjithë të burgosurve (parimi “të gjithë për të gjithë”). Lirimi nga Rusia i të gjitha pengjeve civile.

• Mospërsëritja e agresionit: Qëllimi i bisedimeve është që të rivendoset baza e përhershme për paqe dhe siguri të qëndrueshme dhe për t’u siguruar që agresioni të mos ndodhë më.

• Garanci të sigurisë dhe angazhim të komunitetit ndërkombëtar: Ukraina duhet të marrë garanci të forta të sigurisë. Palët do ta ftojnë komunitetin ndërkombëtar që të marrë pjesë në bisedime dhe të ofrojë garanci që të sigurohet zbatimi i marrëveshjeve.

• Sovraniteti: Ukraina nuk është e detyruar që të jetë neutrale. Ajo mund të zgjedhe që të jetë pjesë e komunitetit euroatlantik dhe të lëvizë drejt anëtarësimit në BE. Anëtarësimi i Ukrainës në NATO varet nga konsensusi me Aleancën. Asnjë kufizim nuk mund t’u vendoset numrit, dislokimit ose parametrave të tjerë të Forcave të Armatosura të Ukrainës, si dhe dislokimit të trupave të shteteve të huaja miqësore në territorin e Ukrainës.

• Çështjet territoriale: Fitoret territoriale të bëra nga Rusia nga shkurti i vitit 2014 nuk njihen nga komuniteti ndërkombëtar. Vija e kontaktit është pikënisja e bisedimeve. Çështjet territoriale diskutohen vetëm pas një armëpushimi të plotë dhe të pakushtëzuar.

• Sanksionet: Disa sanksione mund t’i hiqen Rusisë, por në faza dhe vetëm gradualisht, me një mekanizëm për rifillimin e sanksioneve, nëse është e nevojshme (kthim i shpejtë). Asetet e ngrira sovrane ruse përdoren për rindërtim ose mbeten të ngrira derisa të paguhen dëmshpërblimet.

• Zbatimi: Pajtimi për një plan të qartë, të baraspeshuar dhe të arritshëm për zbatimin dhe futjen në fuqi të marrëveshjeve.

II. Hapi i radhës – pajtimi për armëpushim dhe për agjendën e takimit të liderëve

• Pas takimit në Stamboll, palët i vazhdojnë bisedimet të cilat duhet të përqendrohen në: (1) armëpushimin e plotë dhe të pakushtëzuar: modalitetet dhe vëzhgimin e tij; (2) masat e ndërtimit të besimit; (3) përgatitjen, pajtimin për agjendën dhe strukturën e bisedimeve të ardhshme të liderëve për tema kyçe.

• Negociatat të mbahen me pjesëmarrjen e ShBA-së dhe Evropës

III. Armëpushimi

• Armëpushim i plotë dhe i pakushtëzuar në qiell, në tokë dhe në det të paktën 30 ditë (me mundësine e zgjatjeve të afatit për çdo 30 ditë) si sfond i nevojshëm dhe parakusht për bisedime të paqes

• Vëzhgim i armëpushimit, i udhëhequr nga ShBA-ja dhe i përkrahur nga shtete të treta

IV. Masat për ndërtimin e besimit

• Pas shkëmbimit të suksesshëm të të burgosurve të luftës pas bisedimeve të Stambollit, palët e vazhdojnë procesin e shkëmbimit për të gjithë të burgosurit e luftës (parimi “të gjithë për të gjithë”).

• Marrëveshje për kthimin e pakushtëzuar nga Federata Ruse të të gjithë fëmijëve të dëbuar dhe të zhvendosur dhe lirim nga Rusia të të gjithë të burgosurve civilë. Këto masa duhet t’i përfshijnë të gjitha kategoritë e personave të përmendur në listë, duke filluar nga shkurti i vitit 2014.

V. Takimi i liderëve

• Liderët e Ukrainës dhe Rusisë takohen për t’u pajtuar për aspekte kyçe të zgjidhjes përfundimtare të paqes.

Temat kyçe të marrëveshjes së paqes për të cilat do të pajtohen liderët:

1) Ndërprerja e përhershme dhe e plotë e armiqësive:

Kushtet, vëzhgimi, sanksionet për shkelje

2) Garancitë e sigurisë dhe mospërsëritja e agresonit

3) Çështjet territoriale

4) Ekonomia, kompensimi, rindërtimi

5) Ndëshkimet për shkeljen e marrëveshjeve

6) Konkludimi i një marrëveshjeje përfundimtare të paqes

Përktheu: Nacionale/Nasuf Abdyli

Related

Previous Post

“The Wanted”, kapet në Tepelenë 37-vjeçari i shpallur në kërkim nga Kosova

Next Post

Gazetari nga Lugina e Preshevës, Nexhat Behluli, lirohet pas 48 orësh ndalim në Kosovë

Next Post
Gazetari nga Lugina e Preshevës, Nexhat Behluli, lirohet pas 48 orësh ndalim në Kosovë

Gazetari nga Lugina e Preshevës, Nexhat Behluli, lirohet pas 48 orësh ndalim në Kosovë

Please login to join discussion

Qëndroni me ne

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
Vritet një 15-vjeçar në Vushtrri

Vritet një 15-vjeçar në Vushtrri

23/03/2025
Detaje ekskluzive: Ky është personi që dyshohet se vrau gruan e tij dhe më pas veten

Detaje ekskluzive: Ky është personi që dyshohet se vrau gruan e tij dhe më pas veten

24/03/2025
Paga minimale në 2025-ën në vendet e rajonit

Paga minimale në 2025-ën në vendet e rajonit

29/04/2025
Dollari u lëshua në qarkullim para 159 vjetësh

Dollari u lëshua në qarkullim para 159 vjetësh

13/01/2022
Gastronomët: Do të detyrohemi të kërkojmë punëtorë edhe në Bangladesh

Gastronomët: Do të detyrohemi të kërkojmë punëtorë edhe në Bangladesh

Trusti kushtëzon shtetasit e huaj për tërheqjen e 10 përqindëshit të kursimeve

Trusti kushtëzon shtetasit e huaj për tërheqjen e 10 përqindëshit të kursimeve

Luksi i Loredanës nuk njeh kufi: Për një çantë të vogël paguan mbi 1 mijë euro

Luksi i Loredanës nuk njeh kufi: Për një çantë të vogël paguan mbi 1 mijë euro

Telashet me emrat në Zvicër, si paragjykohen për punë shqiptarët

Telashet me emrat në Zvicër, si paragjykohen për punë shqiptarët

BE zgjat mandatin e EULEX në Kosovë deri në vitin 2027 – miratohen mbi 170 milionë euro për financim

BE zgjat mandatin e EULEX në Kosovë deri në vitin 2027 – miratohen mbi 170 milionë euro për financim

06/06/2025
Trump minimizon përplasjen me Elon Musk: “Asgjë nuk më habit” – përplasja vazhdon në sfondin e një ligji të diskutueshëm

Trump minimizon përplasjen me Elon Musk: “Asgjë nuk më habit” – përplasja vazhdon në sfondin e një ligji të diskutueshëm

06/06/2025
Presidentja Osmani uron besimtarët myslimanë për Kurban Bajramin: Mesazh për solidaritet dhe reflektim mbi vlerat njerëzore

Presidentja Osmani uron besimtarët myslimanë për Kurban Bajramin: Mesazh për solidaritet dhe reflektim mbi vlerat njerëzore

06/06/2025
Lumir Abdixhiku uron besimtarët myslimanë për Kurban Bajramin: Mesazh për paqe, solidaritet dhe dashuri

Lumir Abdixhiku uron besimtarët myslimanë për Kurban Bajramin: Mesazh për paqe, solidaritet dhe dashuri

06/06/2025

Të Fundit

Magazina Qendra

Rrjetet Sociale

Të gjitha materialet, videot, fotografitë dhe shkrimet në këtë faqe janë pronë e portalit Qendra.info dhe mbrohen nga ligjet e miratuara mbi të drejtën e autorit. Secili përdorues ka të drejtë të aksesojë dhe shfrytëzojë këtë faqe dhe përmbajtjen e saj në përputhje me ligjet dhe rregulloret në fuqi, duke respektuar plotësisht të drejtën e autorit.

Më të rejat

BE zgjat mandatin e EULEX në Kosovë deri në vitin 2027 – miratohen mbi 170 milionë euro për financim

BE zgjat mandatin e EULEX në Kosovë deri në vitin 2027 – miratohen mbi 170 milionë euro për financim

06/06/2025
Trump minimizon përplasjen me Elon Musk: “Asgjë nuk më habit” – përplasja vazhdon në sfondin e një ligji të diskutueshëm

Trump minimizon përplasjen me Elon Musk: “Asgjë nuk më habit” – përplasja vazhdon në sfondin e një ligji të diskutueshëm

06/06/2025
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

©2021 Qendra - Rr. “Muharrem Fejza”, C11/A4, Lok 3, Prishtine.
E-mail: info@qendra.info

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

©2021 Qendra - Rr. “Muharrem Fejza”, C11/A4, Lok 3, Prishtine.
E-mail: info@qendra.info