Aplikacionet e meditimit si Calm dhe Headspace janë shkarkuar mbi 300 milionë herë në mbarë botën, duke u bërë mjet i aksesueshëm 24/7 për miliona përdorues, nga fermerët në zona të largëta deri te profesionistët e zënë.
Studime të hershme tregojnë se edhe vetëm 10–21 minuta meditimi, tre herë në javë, mund të sjellin përfitime të matshme si reduktimi i stresit, ankthit, depresionit dhe përmirësimi i gjumit.
Përveç lehtësimit të aksesit, aplikacionet po hapin mundësi të reja për kërkim shkencor, duke lejuar studime në shkallë globale dhe integrimin e të dhënave biometrike nga pajisje si Fitbit dhe Apple ëatch, shkruan MedicalXpress.
Ekspertët parashikojnë që personalizimi përmes inteligjencës artificiale do ta çojë këtë trend edhe më tej.
Megjithatë, sfida kryesore mbetet angazhimi afatgjatë: 95% e përdoruesve i braktisin aplikacionet pas 30 ditësh.
Sipas ekspertit J. David Cresëell, këto mjete nuk zëvendësojnë mësuesit apo grupet tradicionale të meditimit, por janë një hap i rëndësishëm për të ndihmuar njerëzit të përballen me nivelet e larta të stresit dhe vetmisë në botë.