Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar (KNSH), Enkel Rexhepi, ka refuzuar një takim me ministrin Demo Berisha, duke e cilësuar atë si spektakël politik pa rezultate konkrete. Në një deklaratë publike, Rexhepi tha se nuk pranon që institucioni më i lartë përfaqësues i shqiptarëve në Serbi të përdoret për takime boshe dhe reklama mediatike.
Ai ka informuar edhe korin diplomatik për situatën, duke theksuar se:
-
Prej muajsh janë bllokuar fondet për trashëgiminë agrokulturore, duke lënë mbi 900 fermerë shqiptarë pa mbështetjen që u takon me meritë.
-
Plani për integrimin e shqiptarëve në institucionet publike për periudhën 2023–2026 po dështon pa asnjë hap konkret nga ministria.
-
Vetë ministri, sipas Rexhepit, përdor gjuhë kriminalizuese ndaj KNSH-së.
“Mjaft me spektakle – shqiptarët e Luginës presin veprime dhe rezultate konkrete,” përfundon reagimi i tij.