Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Rinia e PDK-së me aksion para MPJ: Fotografitë mund t’i gjuani, por historinë nuk mund ta fshini

Enesa Veseli by Enesa Veseli
12/03/2026
in Lajme
0
Rinia e PDK-së me aksion para MPJ: Fotografitë mund t’i gjuani, por historinë nuk mund ta fshini
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Rinia Demokratike e Kosovës ka realizuar sot një aksion simbolik në reagim ndaj një pamjeje të papranueshme që u publikua dje nga ambientet e Ministrisë së Punëve të Jashtme, ku një fotografi e Presidentit Hashim Thaçi ishte hedhur në tokë në një dhomë të mbushur me gjësende.

Ky veprim nuk është vetëm mungesë respekti ndaj një ish-Presidenti të Republikës së Kosovës, por edhe një përpjekje e ulët për të relativizuar dhe fshirë një pjesë të rëndësishme të historisë sonë shtetformuese.

Përmes aksionit të sotëm, Rinia Demokratike e Kosovës vendosi një fotografi të Presidentit Hashim Thaçi, të shoqëruar me disa nga momentet kyçe të rrugëtimit të tij politik dhe shtetëror: nga lider i studentëve, bashkëthemelues i UÇK-së, kryesues i delegacionit shqiptar në Rambuje, deri te Kryeministër i shtetndërtimit dhe President i Republikës së Kosovës.

Mesazhi ishte i qartë:

Fotografitë mund t’i gjuani, por historinë nuk mund ta fshini.

Historia e Kosovës nuk mund të rishkruhet sipas preferencave politike të kujtdo. Kontributi për lirinë, pavarësinë dhe shtetndërtimin e Kosovës është i dokumentuar në sakrificë, në vendime historike dhe në rrugëtimin e popullit tonë drejt lirisë.

Rinia Demokratike e Kosovës beson se institucionet e Republikës duhet të jenë hapësira që nderojnë historinë dhe kontributin e atyre që kanë shërbyer për vendin, pavarësisht bindjeve politike.

Sepse historia e Kosovës është më e madhe se çdo përpjekje për ta fshirë atë. E posaçërisht personalitetin dhe kontributin e Presidentit Hashim Thaçi.

Related

Previous Post

Kanosje dhe armë ilegale, Prokuroria kërkon caktimin e masës së paraburgimit për Gjestin

Next Post

Katër të akuzuar pranojnë fajësinë në rastin “Subvencionet”, dënohen me gjoba dhe burgim

Next Post
Katër të akuzuar pranojnë fajësinë në rastin “Subvencionet”, dënohen me gjoba dhe burgim

Katër të akuzuar pranojnë fajësinë në rastin “Subvencionet”, dënohen me gjoba dhe burgim

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.