Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Rinisin takimet për dialogun Kosovë-Serbi në Bruksel

Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Besnik Bislimi ka udhëtuar për në Bruksel, ku do të ketë takim lidhur me procesin e dialogut me Serbinë.

Valon Arifi by Valon Arifi
02/06/2025
in Lajme
0
Rinisin takimet për dialogun Kosovë-Serbi në Bruksel
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Këtë e bëri të ditur zëdhënësi i BE-së, Anouar El Anouni në një konferencë për media të hënën.

“Ajo çka mund të them është se takimi ishte thirrur në nivel të kryenegociatorëve, dhe se takimi me palën kosovare zhvillohet me pjesëmarrjen e zëvendëskryeministrit Bislimi. Pala serbe pritet të mbërrijë nesër. Kjo është ajo çka mund të themi aktualisht dhe do t’ju lajmërojmë nëse kemi informacione të tjera”, ka deklaruar ai.

Ky është takimi i parë i kryenegociatorëve nga Kosova dhe Serbia në Bruksel që nga emërimi i Peter Sorensen si i dërguar i posaçëm për dialog, në vend të Miroslav Lajçakut.

Kujtojmë se që nga shtatori i vitit 2023 në Bruksel nuk është zhvilluar asnjë raund i dialogut politik, por ka pasur vetëm bisedime në nivel të kryenegociatorëve.

E gjithë kjo ndodhi për shkak të krizave dhe tensioneve në veri të Kosovës.

Kosova dhe Serbia, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, në shkurt të vitit 2023 kanë arritur marrëveshjen bazë në Bruksel, ndërkaq pas një muaji, me 18 mars janë pajtuar për aneksin e zbatimit të saj në Ohër të Maqedonisë së Veriut. Megjithatë, zbatimi i saj ende nuk shihet në horizont./Periskopi/

Related

Previous Post

“Jo Bast për Serbinë!” – Bastorja shqiptare bllokon lojtarët: “Patriotizmi mbi gjithçka!”

Next Post

Rritet presioni ndaj Rusisë: Von Der Leyen njofton për masa të përbashkëta BE-SHBA

Next Post
Rritet presioni ndaj Rusisë: Von Der Leyen njofton për masa të përbashkëta BE-SHBA

Rritet presioni ndaj Rusisë: Von Der Leyen njofton për masa të përbashkëta BE-SHBA

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.