Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Ballina

Rizvanolli: Siguria energjetike mund të arrihet vetëm përmes bashkëpunimit

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli me ftesë të ministrit grek për Energji dhe Mjedis, Kostas Skrekas ka marrë pjesë në Dialogun e parë Ministror të Energjisë në Athinë me temën: “Garantimi i sigurisë energjetike në një botë në zhvillim”.

rinor_post by rinor_post
22/11/2022
in Ballina
0
Furnizimi me energji, shpresa tek tregu regjional
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Bëhet e ditur se në takimin ministror, krahas ministres Rizvanolli dhe ministrit Srekas kanë marrë pjesë; ministrja e Shqipërisë, Belinda Balluku, ministri i Bullgarisë, Rosen Hristov, ministri i Italisë, Gilberto Pichetto Fratin si dhe ministri i Rumanisë, Virgil-Daniel Popescu.

“Gjatë takimit, ministrat kanë diskutuar rreth shtrirjes e zgjerimit të lidhjeve të transmisionit, rritjen e pjesëmarrjes së burimeve të ripërtërishme të energjisë në miksin e energjisë të vendeve të Evropës jug-lindore si dhe rritjes së efiçiencës së energjisë si një ndër hapat kyç në përballje me krizën energjetike evropiane”, thuhet në njoftim.

Ministrja Rizvanolli gjatë diskutimit me ministra ka cekur që siguria e energjisë mund të arrihet vetëm përmes bashkëpunimit të ngushtë, në të cilin varen pavarësia dhe siguria energjetike e Evropës .

“Është kritike që ky bashkëpunim të ndërtohet jo vetëm duke u bazuar në zhvillim ekonomik por në vlerat tona të përbashkëta evropiane, të paqes e demokracisë”, citohet të ketë thënë Rizvanolli./rtklive/

Related

Previous Post

The Legend of Zelda: Breath of the Wild gameplay on the Nintendo Switch

Next Post

Kryetari Rama: 38 milionë eurot e mbledhura në Prishtinë nuk mund ti marrë qeveria

Next Post
Kryetari Rama: 38 milionë eurot e mbledhura në Prishtinë nuk mund ti marrë qeveria

Kryetari Rama: 38 milionë eurot e mbledhura në Prishtinë nuk mund ti marrë qeveria

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.