Më shumë se ndjenja, kreativiteti dhe dashuria janë e vërteta.
Ç’është e vërteta? Pyet zemrën. Zemra e di se ç’është e vërteta.
Dashuria është zemra e krijimit. Krijimi është zemra e dashurisë.
Krijimi është porta drejt intuitës, drejt njohjes të së vërtetës
që është përtej arsyes. Energjia krijuese është distanca më e shkurtër
nga këtu për kudo. Dashuria është ura midis zemrave.
Dashuria është dritë.
Drita është dashuri.
Në kreativitet, drita përqafon të gjithë jetën,
duke përfshirë errësirën, me dashuri.
Jeta është kreativitet i lindur nga dashuria.
Përktheu: Fadil Bajraj