Ish-banoria e “Big Brother VIP Kosova 1”, Juliana Nura, ka zbuluar një episod të veçantë nga jeta e saj, që lidhet me yllin ndërkombëtar të futbollit, Cristiano Ronaldo.
Në një intervistë për Andale, Juli tregoi se gjithçka kishte ndodhur në vitin 2016 gjatë një feste ditore në një jaht në Ibiza. Ajo tha se ishte me disa shoqe, ndërsa pranë tavolinës së tyre ndodheshin disa djem—mes tyre edhe vetë Cristiano Ronaldo.
Sipas Julianës, njëri prej djemve iu afrua dhe i përcolli një mesazh surprizues:
“Ronaldo po ta kërkon numrin.”
Juli tha se reagimi i saj i parë ishte refuzues, duke pyetur pse duhej ta jepte. Sipas saj, arsyeja që iu dha ishte se të ftuarit mund të merrnin pjesë në një festë tjetër që do të mbahej ditën pasuese aty pranë. Ajo pranoi të shkonte, pas këshillës së shoqes së saj.
Më vonë, Juli u takua dhe bisedoi vetë me Ronaldon, të cilin e përshkroi si “shumë të thjeshtë dhe të sjellshëm”, krejt ndryshe nga perceptimi që shpesh krijohet për superyjet.
Për të ilustruar këtë dallim, ajo e krahasoi me një takim që kishte pasur në Dubai me futbollistin Karim Benzema, duke thënë se ai kishte një qëndrim tepër arrogant, në kontrast të plotë me thjeshtësinë e Ronaldos.

