Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Sport

Ronaldo investon në futboll, blen 25% të aksioneve te skuadra spanjolle

Enesa Veseli by Enesa Veseli
26/02/2026
in Sport
0
Ronaldo investon në futboll, blen 25% të aksioneve te skuadra spanjolle
0
SHARES
19
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Cristiano Ronaldo ka bërë hapin e tij të parë drejt pronësisë së një klubi futbolli, pasi ka blerë 25% të aksioneve të UD Almeria përmes kompanisë së tij “CR7 Sports Investments”.

41-vjeçari, i cili vazhdon të jetë aktiv me Al Nassr, bëhet bashkëpronar i klubit spanjoll një vit pasi Almeria u ble nga një grup investimesh saudit i udhëhequr nga Mohamed Al Khereiji – bashkëpunëtor i ngushtë që më herët kishte ndihmuar edhe në transferimin e portugezit në Arabinë Saudite.

Al Khereiji e mirëpriti investimin, duke vlerësuar përvojën dhe njohjen e thellë që Ronaldo ka për futbollin spanjoll. Aktualisht, Almeria renditet e treta në Segunda División dhe po synon rikthimin në elitën e futbollit spanjoll.

Ronaldo më parë kishte lënë të kuptohej se kishte ambicie përtej fushës së blertë. Në vitin 2024 ai deklaroi se dëshironte të ndikonte në futboll edhe në nivel pronësie.

Ai ka folur hapur edhe për problemet strukturore të Manchester United duke thënë në një intervistë: “Nëse do të jem pronari i klubit, do t’i sqaroj gjërat dhe do t’i rregulloj gjërat që janë të këqija atje”, kishte deklaruar portugezi më parë.

Ky investim shënon rikthimin e Ronaldos në futbollin spanjoll në një rol ekzekutiv, pas periudhës së tij të suksesshme me Real Madrid, ku fitoi gjithçka në nivel klubi dhe u shndërrua në një ikonë të “Los Blancos”. /Telegrafi/

Related

Previous Post

Moore: Edhe nëse numri i trupave amerikane zvogëlohet, NATO mbetet e pranishme në Kosovë, janë italianët e turqit

Next Post

Procedura, afatet dhe pasojat | Si mund të shkojë Kosova në zgjedhje nëse dështon zgjedhja e Presidentit?

Next Post
Procedura, afatet dhe pasojat | Si mund të shkojë Kosova në zgjedhje nëse dështon zgjedhja e Presidentit?

Procedura, afatet dhe pasojat | Si mund të shkojë Kosova në zgjedhje nëse dështon zgjedhja e Presidentit?

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.