Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Rrahja në Komunën e Prishtinës, tre persona shoqërohen në Polici

Enesa Veseli by Enesa Veseli
24/09/2025
in Lajme
0
Gjuajtje me armë zjarri në Mramor të Prishtinës, policia i gjen 110 gëzhoja në vendin e ngjarjes
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Sot rreth orës 10:30 është raportuar një incident i dhunshëm në ambientet e Komunës së Prishtinës, konkretisht në rrugën “UÇK”.

Tre persona janë përfshirë në një rrahje dhe janë shoqëruar nga njësitë policore për intervistim, ka konfirmuar për Paparacin zëdhënësi i Policisë, Enis Pllana.

“Sot rreth orës 10:30 është pranuar informata për një rrahje në rrugën “UÇK” në Prishtinë. Me të marrë informatën policia, ka arritur në vendin e ngjarjes dhe ka shoqëruar 3 persona, të cilët ishin përfshirë në rast. Aktualisht policia po vazhdon punën për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë ngjarjen”.

Burime të besueshme për Paparacin bëjnë të ditur se viktimë e këtij sulmi është Fehmi Kupina, Kryesues i Kuvendit Komunal të Prishtinës, i cili dyshohet se është goditur në kokë me një shishe nga Sami Salihu, djali i ish-zyrtarit komunal Fehim Salihu.

Ngjarja ndodhi pak minuta pas përfundimit të mbledhjes së Kuvendit Komunal, ku ishte në agjendë tentimi për votimin e buxhetit të kryeqytetit.

Kupina ka pësuar lëndime në kokë dhe është dërguar me autoambulancë për trajtim mjekësor.

Fehmi Kupina, dikur pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës, aktualisht është kandidat për kryetar të Prishtinës në zgjedhjet e 12 tetorit me iniciativën Lidhja për Prishtinën.

Related

Previous Post

Zyrtari i sulmuar në Komunën e Prishtinës është Fehmi Kupina, kreu i listës ‘Lidhja për Prishtinën’

Next Post

‘Nuk harrohet lehtë’: Të premten dorëzohet padi në Prokurori kundër Dimal Bashës

Next Post
‘Nuk harrohet lehtë’: Të premten dorëzohet padi në Prokurori kundër Dimal Bashës

‘Nuk harrohet lehtë’: Të premten dorëzohet padi në Prokurori kundër Dimal Bashës

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.