Mbrëmë ka ndodhur një përleshje e dhunshme në lokalin “Noya” në rrugën “Bekim Fehmiu” në Prishtinë, ku dy persona kanë përfunduar me lëndime.
Sinjali raporton se personi i vetëm i arrestuar në vendngjarje, është Egzon Hajrizi, rreth 32-vjeçar. Ndërsa tre të dyshuarit e tjerë kanë arritur të largohen dhe ndodhen në arrati.
Gjatë konfliktit, punonjësi i sigurimit N.H., ka pësuar thyerje të nofullës dhe është duke marrë tretman në QKUK, ndërsa kolegu i tij L.F., rreth 43-vjeçar, është trajtuar për lëndime më të lehta dhe ka dhënë deklaratë para hetuesve.
Me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari Hajrizi është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa rasti është iniciuar si “Lëndim i rëndë trupor”.
Hetimet po vazhdojnë për identifikimin dhe arrestimin e tre të dyshuarve të tjerë që morën pjesë në incident.