Përderisa në dy vjetët e gjysmë të fundit, eksporti nga Kosova ka qëndruar në vlera të ngjashme, vlera e importit ka pësuar ndryshime më të dukshme.
Në secilin prej gjashtë muajve të parë të këtij viti, Kosova ka importuar më shumë produkte sesa gjatë muajit të njëjtë të 2024-ës.
Ndërsa, nga gjashtë muajt e parë të vitit, vetëm në qershor dhe prill u rrit vlera e eksportit krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Kjo ka bërë që bilanci tregtar të jetë më negativ gjatë këtij viti sesa gjatë dy vjetëve paraprakë./evropaelire.org