Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Shëndeti

Rritet numri i rasteve të reja me kancer në Kosovë – shqetësuese rritja te të rinjtë nën 50 vjeç

Enesa Veseli by Enesa Veseli
02/08/2025
in Shëndeti
0
Rritet numri i rasteve të reja me kancer në Kosovë – shqetësuese rritja te të rinjtë nën 50 vjeç
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gjatë këtij viti në Kosovë janë regjistruar rreth 1,100 raste të reja me kancer, ndërsa ekspertët e shëndetësisë shprehin shqetësim për rritjen e rasteve te personat nën moshën 50 vjeç.

Sipas drejtorit të Klinikës së Onkologjisë në QKUK, Ilir Kurtishi, kanceri i gjirit vazhdon të jetë më i përhapuri te femrat, me rreth 230 raste, ndërsa te meshkujt dominon kanceri i mushkërive. Pas tyre, më të shpeshtat janë tumoret e organeve gjenitale.

“Gjatë këtij viti kemi evidentuar rreth 1,100 pacientë me kancer për herë të parë. Grupmosha më e prekur është ajo 50–60 vjeç, por vitet e fundit po vërehet një rritje shqetësuese te të prekurit nën moshën 50 vjeç,” tha Kurtishi për Ekonomia Online.

Ai bëri thirrje për vizita të rregullta mjekësore, veçanërisht për personat mes moshës 30–50 vjeç, në mënyrë që sëmundja të zbulohet dhe trajtohet në fazat e hershme, kur shanset për shërim janë shumë më të larta.

Kurtishi theksoi rëndësinë e mosneglizhimit të simptomave dhe shmangien e vetëdiagnostikimit:

“Kanceri është sëmundje e rëndë në çdo formë të saj, por kur kapet në fazën fillestare, trajtimi është shumë më efektiv. Të mos i injorojmë simptomat dhe të mos kërkojmë këshilla nga persona të pakualifikuar. Vizita te mjeku mund të shpëtojë jetë.”

Të dhënat për të gjitha rastet malinje regjistrohen dhe përpunohen nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, në bashkëpunim me Klinikën e Onkologjisë dhe sektorët e tjerë përkatës të shëndetësisë.

Related

Previous Post

Marsh paqësor në Prishtinë në mbështetje për Gazën

Next Post

Mbyllet përkohësisht klinika “Hipokrat” në Mitrovicën Veriore për mungesë kushtesh minimale

Next Post
Mbyllet përkohësisht klinika “Hipokrat” në Mitrovicën Veriore për mungesë kushtesh minimale

Mbyllet përkohësisht klinika “Hipokrat” në Mitrovicën Veriore për mungesë kushtesh minimale

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.