Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Rritet presioni ndaj Rusisë: Von Der Leyen njofton për masa të përbashkëta BE-SHBA

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dhe senatori amerikan Lindsey Graham janë takuar në Berlin për të diskutuar bashkëpunimin mes BE-së dhe SHBA-së në lidhje me sanksionet kundër Rusisë, transmeton Periskopi.

Valon Arifi by Valon Arifi
02/06/2025
in Lajme
0
Rritet presioni ndaj Rusisë: Von Der Leyen njofton për masa të përbashkëta BE-SHBA
0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në përmbledhjen e takimit, Komisioni Evropian ka theksuar se qëllimi kryesor është një armëpushim i vërtetë, kthimi i Rusisë në tryezën e negociatave dhe përfundimi i luftës.

“Presioni funksionon, sepse Kremlini nuk kupton asgjë tjetër,” është shprehur von der Leyen, sipas mediave të huaja.

Ndërsa, pas takimit, në një postim në X, ajo ka njoftuar për takimin “konstruktiv” me Graham, duke thënë se po përgatitet paketa e re e sanksioneve kundër Rusisë, dhe ka shtuar se bashkë me SHBA-në, sanksionet do të kenë më shumë efekt.

“BE-ja po përgatit paketën e 18-të të sanksioneve të forta, duke përfshirë uljen e çmimit maksimal të naftës bruto. Këto masa, së bashku me veprimet e SHBA-së, do të rrisin ndjeshëm efektin e përbashkët të sanksioneve tona,”ka thënë von der Leyen.

Related

Previous Post

Rinisin takimet për dialogun Kosovë-Serbi në Bruksel

Next Post

Mahmut Orhan sjell një eksperiencë unike me Curious X

Next Post
Mahmut Orhan sjell një eksperiencë unike me Curious X

Mahmut Orhan sjell një eksperiencë unike me Curious X

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.