Reçak – Rruga kryesore që lidh Shtimen me fshatrat Reçak, Petrovë dhe Mollopolc, e njohur sot me emrin “William Walker”, ishte e bllokuar nga forcat serbe në ditët kur u krye krimi makabër në Reçak në janar të vitit 1999.
Sipas dëshmive dhe kujtimeve nga ajo kohë, kjo rrugë ishte nën kontroll të plotë të policis serbe duke pamundësuar lëvizjen e lirë të banorëve dhe duke e izoluar zonën gjatë operacioneve të dhunshme kundër civilëve shqiptarë.
Në atë periudhë, përmes kësaj rruge lejoheshin të kalonin vetëm automjetet e Misionit Verifikues të OSBE-së, të cilat monitoronin situatën e sigurisë në Kosovë. Pikërisht prania e OSBE-së dhe e shefit të misionit, William Walker, bëri që krimi në Reçak të dokumentohej dhe të marrë vëmendje ndërkombëtare.
Sot, emërtimi i kësaj rruge me emrin “William Walker” shihet si një simbol kujtese dhe respekti për rolin që pati komuniteti ndërkombëtar në zbardhjen e masakrës së Reçakut, një nga ngjarjet më të rënda të luftës në Kosovë./Qendra.INFO

