Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Rubio mohon përfshirjen e SHBA-së në sulmet izraelite ndaj Iranit

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, deklaroi se Shtetet e Bashkuara nuk kanë pasur asnjë përfshirje ose ndihmë në sulmet ajrore të Izraelit ndaj Iranit.

Valon Arifi by Valon Arifi
13/06/2025
in Lajme
0
Rubio mohon përfshirjen e SHBA-së në sulmet izraelite ndaj Iranit
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

“Sonte, Izraeli ndërmori veprime të njëanshme kundër Iranit. Ne nuk jemi të përfshirë në sulme kundër Iranit dhe prioriteti ynë kryesor është mbrojtja e forcave amerikane në rajon,” tha Rubio, sipas një deklarate zyrtare të Shtëpisë së Bardhë.

Sulmet izraelite, që kanë shkaktuar dëme të mëdha ndaj programit bërthamor iranian dhe udhëheqësve ushtarakë të lartë, janë cilësuar nga kryeministri Benjamin Netanyahu si një operacion që do të vazhdojë.

Nga ana e tij, udhëheqësi suprem i Iranit ka paralajmëruar Izraelin për një “ndëshkim të rëndë” pas këtyre sulmeve, duke theksuar rritjen e tensioneve në rajon.

“Izraeli na njoftoi se ata besojnë se ky veprim ishte i nevojshëm për vetëmbrojtjen e tij. Presidenti Trump dhe Administrata kanë ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm për të mbrojtur forcat tona dhe mbeten në kontakt të ngushtë me partnerët tanë rajonalë. Më lejoni të jem i qartë: Irani nuk duhet të synojë interesat ose personelin e SHBA-së”, tha Rubio./Periskopi/

Shpërndaje në:
FacebookTwitterWhatsAppViber

Related

Previous Post

Kuvendi i Kosovës drejt seancës së 31-të: Ende pa marrëveshje për konstituimin e legjislaturës së re

Next Post

Nga bunkerët në male, sabotimet e deri tek bombarduesit, si u përgatit Izraeli për sulmin ndaj Iranit

Next Post
Nga bunkerët në male, sabotimet e deri tek bombarduesit, si u përgatit Izraeli për sulmin ndaj Iranit

Nga bunkerët në male, sabotimet e deri tek bombarduesit, si u përgatit Izraeli për sulmin ndaj Iranit

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.