Pavarësisht entuziasmit të Sali Berishës dhe mbështetësve të tij pas një deklarate të një gazetari amerikan, ku pretendohet se Departamenti Amerikan i Shtetit i ka dhënë dritën jeshile për të udhëtuar drejt SHBA-së, statusi i tij si person i shpallur “non grata” mbetet në fuqi.
Në faqen zyrtare të Departamentit Amerikan të Shtetit vazhdon të jetë i publikuar vendimi për shpalljen “non grata” të Sali Berishës, për shkak të përfshirjes në “korrupsion” gjatë kohës së ushtrimit të funksioneve shtetërore.
Edhe pse deklarata e gazetarit u përhap me shpejtësi në mediat sociale dhe në disa portale si një sinjal i mundshëm për ndryshim të qëndrimit të SHBA-së, deri tani nuk ka asnjë konfirmim zyrtar për këtë pretendim.