Sindikata e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës ka dalë publikisht në përkrahje të punëtorëve të RTK-së, të cilët të enjten do të protestojnë për pagat e papaguara.
SBASHK e quajti situatën “të papranueshme” dhe kërkoi nga Qeveria që të gjejë menjëherë zgjidhje dhe të alokojë mjetet për pagat e prapambetura.
Kryesia e SBASHK-ut ka paralajmëruar se do të marrë pjesë në protestë dhe nëse gjendja vazhdon, do të mobilizojë të gjithë anëtarësinë në shenjë solidariteti me punëtorët e RTK-së./Qendra.INFO

