New York, 24 Shtator 2025 – Ministri i Jashtëm i Serbisë, Marko Gjuriq, ka bërë të ditur se delegacioni serb ka dorëzuar një notë zyrtare pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara, pasi presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është parë brenda ndërtesës së OKB-së gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme.
Sipas Gjuriqit, Osmani ka hyrë në godinë me një kartëhyrje të marrë nga një delegacion tjetër.
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, e ka quajtur këtë veprim një “vizitë turistike në OKB”, duke shtuar se Osmani mund të shfaqet në hapësira të ndryshme të ndërtesës, por jo në sallën kryesore të Asamblesë së Përgjithshme./Qendra.Info