Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Serbia konfiskon 900 suvenire me hartën e Serbisë pa Kosovën — produktet për të cilat Qendra.Info pati raportuar muajin e kaluar

Enesa Veseli by Enesa Veseli
12/11/2025
in Lajme
0
Serbia konfiskon 900 suvenire me hartën e Serbisë pa Kosovën — produktet për të cilat Qendra.Info pati raportuar muajin e kaluar
0
SHARES
21
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ministria e Tregtisë e Serbisë ka konfiskuar afro 900 suvenire turistike, përfshirë magnetë dhe varëse, pasi harta e Serbisë në to nuk përfshinte Kosovën.

Sipas njoftimit zyrtar, inspektorët serbë kryen kontrollin më 10 nëntor në një dyqan në pronësi të shtetasve kinezë, pas një ankese nga qytetarët serbë. Gjatë inspektimit u konstatua se mallrat ishin në kundërshtim me rregulloret, duke u cilësuar si shkelje të integritetit territorial të Serbisë.

“Janë hequr nga qarkullimi 871 magnete dhe varëse me simbolet shtetërore të Serbisë, si dhe nëntë magnete në formën e Serbisë ku nuk përfshihej harta e Kosovës,” thuhet në deklaratën e Ministrisë së Tregtisë.

Këto produkte janë të njëjtat suvenire për të cilat Qendra.Info pati raportuar muajin e kaluar, duke bërë të ditur se në disa tregje të Beogradit dhe qyteteve të tjera serbe po shiteshin magnetë me hartën e Serbisë pa përfshirë Kosovën.

Suveniret në Serbi ‘heqin’ Kosovën nga harta – artikujt e rinj shiten pa përfshirë territorin e saj.

Raportimet e mediave serbe theksojnë se këto produkte kanë shkaktuar reagime të forta mes qytetarëve, të cilët i kanë interpretuar si një njohje të pavarësisë së Kosovës në mënyrë simbolike.

Related

Previous Post

IKShPK bëhet i kaltër në simbol të ndërgjegjësimit për diabetin

Next Post

Faton Peci padit Ekrem Llukën dhe drejtuesit e RTV Dukagjinit

Next Post
Faton Peci padit Ekrem Llukën dhe drejtuesit e RTV Dukagjinit

Faton Peci padit Ekrem Llukën dhe drejtuesit e RTV Dukagjinit

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.