Qendra.info
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione
No Result
View All Result
Qendra.info
No Result
View All Result
Home Lajme

Serbia po ndërton polici politike? Njësia JZO kthehet në armë të presidentit!

Qendra.INFO | 23 korrik 2025

23/07/2025
in Lajme
Reading Time: 3 mins read
Serbia po ndërton polici politike? Njësia JZO kthehet në armë të presidentit!
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Një njësi e policisë serbe që dikur kishte për qëllim ruajtjen e figurave shtetërore, është transformuar në një strukturë që gjithnjë e më shumë vepron si “polici brenda policisë”, duke ndaluar qytetarë, aktivistë dhe madje edhe profesorë, jashtë çdo kompetence ligjore.

Njësia për Sigurimin (Jedinica za obezbeđenje – JZO), e formuar pas vrasjes së kryeministrit Zoran Gjingjiq në vitin 2004, ka kaluar një rrugë të gjatë — nga një drejtori prej 300 vetash, në një strukturë me mbi 1.250 pjesëtarë, të lidhur fort me qarqe politike dhe njerëz të afërt me pushtetin.

Në qendër të kësaj transformimi ndodhet Marko Kriçak, ish-shitës i veturave luksoze në përfaqësinë e Porsche në Beograd, i njohur për orën e tij Rolex dhe lidhjet me Zvonko Veselinoviqin, figurë kontroverse e afërt me presidentin serb. Kriçak, pa përvojë të mëparshme policore, u bë komandant i JZO përmes lidhjeve personale dhe lojalitetit politik.

“Presidenti na shikon. Duhet ta justifikojmë besimin. Ka pritshmëri të mëdha nga ne…”, citon një burim të brendshëm një nga fjalimet motivuese të Kriçak para policëve, ku inkurajonte arrestime të personave që sipas gjykimit të tyre “prisnin rendin”.

Njësi speciale për qytetarë të zakonshëm
Nga ndalime të aktivistëve te ndëshkimi i qytetarëve në rrugë, JZO është shfaqur muajt e fundit në role që bien ndesh me natyrën e saj zyrtare. Fotografi dhe video të shpërndara në rrjete sociale tregojnë pjesëtarë të saj duke arrestuar qytetarë civilë, përfshirë profesorë dhe studentë, pa asnjë bazë të qartë ligjore.

Një rast veçanërisht i bujshëm ishte arrestimi i një klarinetisti dhe mësuesi muzike, Vladimir Gurbelja, nga zëvendëskomandanti i JZO-së, Nenad Mariq. Një tjetër figurë, Nenad Obradoviq Mrça, i përmendur më herët për përfshirje në një përleshje të përgjakshme në vitin 2006, u pa duke ndaluar aktivistë pranë Fakultetit Juridik në Beograd.

“Në këtë njësi janë punësuar njerëz pa përvojë policore, madje disa nuk e njohin dallimin mes një kundërvajtjeje dhe një vepre penale”, thotë një burim anonim për Radar.

Më afër pushtetit, më larg ligjit
Përveç funksioneve të saj tradicionale të sigurisë për zyrtarët dhe diplomatët, JZO është përfshirë edhe në aksione që shkojnë përtej mandatit të saj: nga lufta ndaj taksistëve ilegalë në aeroport, te ndalimi i policëve kosovarë dhe kontrolli i kufijve për migracionin.

Për më tepër, sipas burimeve, kontakti i drejtpërdrejtë me politikanët është bërë kriteri kryesor për punësim. Paga bazë nuk është shumë e lartë, por falë orëve jashtë orarit (të pakontrolluara), pjesëtarët e JZO mund të dyfishojnë të ardhurat dhe të avancojnë në hierarki.

Një emër befasues në këtë njësi është edhe Zoran “Kiki” Çauševiq, ish-muzikant i njohur nga bendet e estradës (duke përfshirë edhe Lepe Brenën), i cili pas karrierës artistike është futur në rradhët e JZO, me postime të çuditshme si oficer ndërlidhës në ambasada.

Polic të rinj në uniformë civile

Ndryshe nga njësitë e militarizuara si Xhandarmëria, pjesëtarët e JZO punojnë kryesisht në veshje civile, të vendosur në Beograd, dhe janë gjithnjë pranë zyrtarëve më të lartë të pushtetit.

Megjithëse formalisht i përgjigjen ministrit të Brendshëm dhe drejtorit të policisë, në praktikë ata duket se veprojnë nën komandën politike të presidentit. Një burim e përshkruan JZO si “njësi që do të ndërhynte nëse ndonjë prokuror do të ngrinte aktakuzë ndaj ndonjë zyrtari të lartë”.

“Ata janë gati të mbrojnë pushtetin, jo qytetarët.”

Kjo njësi, që në fillim u krijua pas një tragjedie kombëtare, sot është simbol i kapjes së institucioneve shtetërore, ku lojaliteti politik vlen më shumë se ligji apo përgatitja profesionale.

Related

Previous Post

Çfarë u pëlqen të hanë presidentëve amerikanë – tregon shefja e kuzhinës në Shtëpinë e Bardhë

Next Post

Avokati Bajraktari: Kushtetuesja caktoi afatin për konstituimin e Kuvendit, por jo pasojën në rast të moszbatimit

Please login to join discussion

Qëndroni me ne

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tre mënyra për të ulur kolesterolin deri në 40%

Tre mënyra për të ulur kolesterolin deri në 40%

29/06/2025
Ky është fruti më i keq për shëndetin

Ky është fruti më i keq për shëndetin

23/06/2025
Vritet një 15-vjeçar në Vushtrri

Vritet një 15-vjeçar në Vushtrri

23/03/2025
Tetë ushqime që nuk duhet t’i vendosni kurrë në frigorifer

Tetë ushqime që nuk duhet t’i vendosni kurrë në frigorifer

17/06/2025
Gastronomët: Do të detyrohemi të kërkojmë punëtorë edhe në Bangladesh

Gastronomët: Do të detyrohemi të kërkojmë punëtorë edhe në Bangladesh

Trusti kushtëzon shtetasit e huaj për tërheqjen e 10 përqindëshit të kursimeve

Trusti kushtëzon shtetasit e huaj për tërheqjen e 10 përqindëshit të kursimeve

Luksi i Loredanës nuk njeh kufi: Për një çantë të vogël paguan mbi 1 mijë euro

Luksi i Loredanës nuk njeh kufi: Për një çantë të vogël paguan mbi 1 mijë euro

Telashet me emrat në Zvicër, si paragjykohen për punë shqiptarët

Telashet me emrat në Zvicër, si paragjykohen për punë shqiptarët

Ministri serb: Serbia e gatshme për kompromise të mëdha me Kosovën

Ministri serb: Serbia e gatshme për kompromise të mëdha me Kosovën

25/07/2025
Dimali nervozohet me Thaçin: Kqyrja gajlet këtij, Radoicic ka ba ‘dasëm’ në veri në kohën e tij

Dimali nervozohet me Thaçin: Kqyrja gajlet këtij, Radoicic ka ba ‘dasëm’ në veri në kohën e tij

25/07/2025
Temperaturat e larta shtyjnë testin për prokurorë të rinj – KPK cakton datën e re

Temperaturat e larta shtyjnë testin për prokurorë të rinj – KPK cakton datën e re

25/07/2025
Pse mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës?

Pse mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës?

25/07/2025

Të Fundit

Magazina Qendra

Rrjetet Sociale

Të gjitha materialet, videot, fotografitë dhe shkrimet në këtë faqe janë pronë e portalit Qendra.info dhe mbrohen nga ligjet e miratuara mbi të drejtën e autorit. Secili përdorues ka të drejtë të aksesojë dhe shfrytëzojë këtë faqe dhe përmbajtjen e saj në përputhje me ligjet dhe rregulloret në fuqi, duke respektuar plotësisht të drejtën e autorit.

Më të rejat

Ministri serb: Serbia e gatshme për kompromise të mëdha me Kosovën

Ministri serb: Serbia e gatshme për kompromise të mëdha me Kosovën

25/07/2025
Dimali nervozohet me Thaçin: Kqyrja gajlet këtij, Radoicic ka ba ‘dasëm’ në veri në kohën e tij

Dimali nervozohet me Thaçin: Kqyrja gajlet këtij, Radoicic ka ba ‘dasëm’ në veri në kohën e tij

25/07/2025
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

©2021 Qendra - Rr. “Muharrem Fejza”, C11/A4, Lok 3, Prishtine.
E-mail: info@qendra.info

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

©2021 Qendra - Rr. “Muharrem Fejza”, C11/A4, Lok 3, Prishtine.
E-mail: info@qendra.info