Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Shaip Kamberi padit Ana Bërnabiqin për nxitje të urrejtjes etnike dhe fetare

Enesa Veseli by Enesa Veseli
04/08/2025
in Lajme
0
Shaip Kamberi padit Ana Bërnabiqin për nxitje të urrejtjes etnike dhe fetare
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka njoftuar se ka dorëzuar kallëzim penal ndaj kryetares së Kuvendit të Serbisë, Ana Bërnabiq, për nxitje të urrejtjes mbi baza kombëtare, racore dhe fetare.

Sipas Kamberit, kallëzimi penal është bërë në bashkëpunim me deputetët Ahmedin Skrijelj dhe Minela Kalender, pas deklaratës së Bërnabiq në një konferencë për media pas protestave në Novi Pazar. Gjatë prononcimit të saj, Bërnabiq kishte thënë: “Dëgjuam thirrjen ‘Allahu Ekber’ dhe gjëra të tjera të neveritshme” — një koment që Kamberi e konsideron ofendues dhe stigmatizues për fenë islame dhe për komunitetet që e praktikojnë.

Ai thekson se një deklaratë e tillë kontribuon në përforcimin e stereotipeve negative dhe përshkruan qytetarë të caktuar si “të huaj” apo “të rrezikshëm”, në një shoqëri që ende vuan pasojat e nacionalizmit të viteve ’90.

Kamberi ka sqaruar se veprimi i tij nuk është i motivuar politikisht, por përbën një thirrje për drejtësi. Ai thekson se përdorimi i gjuhës së urrejtjes nuk duhet të trajtohet vetëm si çështje politike apo morale, por para së gjithash si një çështje ligjore.

Related

Previous Post

Adelina Ismaili përfitoi 20 mijë euro nga Ministria e Kulturës pas mbështetjes për Vetëvendosjen

Next Post

Sindikatat në RTK pezullojnë përkohësisht grevën e paralajmëruar

Next Post
Sindikatat në RTK pezullojnë përkohësisht grevën e paralajmëruar

Sindikatat në RTK pezullojnë përkohësisht grevën e paralajmëruar

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.