Endrit Shala nga NISMA Socialdemokrate ka deklaruar se partia e tij ka qenë e gatshme për një bashkim politik me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), por sipas tij procesi nuk ka avancuar për shkak të mungesës së vullnetit nga ana e PDK-së.
Shala tha se NISMA ka hyrë në bisedime të sinqerta për një mundësi bashkimi, mirëpo pala tjetër nuk ka dhënë përgjigje të qartë, duke e lënë të kuptohet se nuk ka gatishmëri për një marrëveshje politike.
“NISMA ka qenë gati për bashkim politik me PDK-në, por nga ana tjetër s’ka pasur vullnet. Refuzimi nuk është bërë hapur, por me deklarata që duket se thonë pak, por në fakt nënkuptojnë shumë,” u shpreh Shala.
Ai theksoi se NISMA mbetet e bindur se do ta kalojë pragun zgjedhor, duke u mbështetur në atë që e quajti “elektorat i qëndrueshëm dhe besnik”, të pranishëm sipas tij prej më shumë se një dekade.
Shala u bëri thirrje edhe atyre votuesve që kishin pritur një bashkim të mundshëm me PDK-në që t’i bashkohen NISMËS, pasi sipas tij part

