Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Shaqiri në tribunat e “Fadil Vokrrit”: “Dua që të dyja ekipet të bëjnë mirë, por do të mbështes Zvicrën”

Enesa Veseli by Enesa Veseli
15/11/2025
in Lajme
0
Shaqiri në tribunat e “Fadil Vokrrit”: “Dua që të dyja ekipet të bëjnë mirë, por do të mbështes Zvicrën”
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ndeshja mes Kosovës dhe Zvicrës pritet të jetë një nga më të rëndësishmet e grupit B, pasi mund të ndikojë drejtpërdrejt në ecurinë e kualifikimeve për Kupën e Botës 2026. Për këtë përballje të veçantë, në tribunat e stadiumit “Fadil Vokrri” do të jetë i pranishëm edhe ylli shqiptar i Zvicrës, Xherdan Shaqiri.

Shaqiri, i konsideruar si një nga legjendat moderne të kombëtares zvicerane, ka mbyllur karrierën e tij ndërkombëtare pas Kampionatit Evropian të verës së kaluar. Me 32 gola në 125 paraqitje, ai mbetet një nga futbollistët më të rëndësishëm të historisë së Zvicrës. 34-vjeçari është rikthyer në formë të shkëlqyer te Baseli, ku po shijon një “pranverë të dytë” të karrierës, me 10 gola dhe 9 asiste në 21 paraqitje këtë sezon.

Në një intervistë për transmetuesin zviceran SRF, ish-lojtari i Bayernit, Interit dhe Liverpoolit foli edhe për momente të ndjeshme nga e kaluara, përfshirë festimin e famshëm me “shqiponjën dykrenare” në Botërorin 2018.

“Shumë u shkrua për atë moment. Para ndeshjes, ne dhe familjet tona u përballëm me provokime ekstreme nga pala serbe, sidomos në rrjetet sociale. Kjo na dha më shumë motivim për të fituar – dhe në fund ajo ishte e vetmja gjë që kishte rëndësi”, tha Shaqiri.

I pyetur se cilit ekip i dëshiron sukses në përballjen Kosovë–Zvicër, mesfushori u përgjigj me diplomaci, por edhe qartësi:

“Dua që të dyja ekipet të bëjnë mirë, por unë do të mbështes Zvicrën.”

Përballja e së martës në Prishtinë pritet të sjellë emocione të forta, pasi të dyja skuadrat hyjnë në ndeshje me objektiva të qarta për kualifikim dhe me një histori të veçantë lidhjesh mes tyre./Qendra.INFO

Related

Previous Post

Diaspora i jep mbi 50% të votave Gazmend Muhaxherit në Pejë

Next Post

AAK kërkon zgjedhje të parakohshme: “Rrugëdalja e vetme nga kriza politike në vend”

Next Post
AAK kërkon zgjedhje të parakohshme: “Rrugëdalja e vetme nga kriza politike në vend”

AAK kërkon zgjedhje të parakohshme: “Rrugëdalja e vetme nga kriza politike në vend”

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.