Shtetet e Bashkuara të Amerikës po planifikojnë të ndërtojnë një bazë të madhe ushtarake në jug të Izraelit, pranë kufirit me Rripin e Gazës, raportojnë mediat izraelite. Objekti pritet të shërbejë për strehimin e disa mijëra trupave ndërkombëtare, të cilat do të angazhohen në Gazë për të monitoruar dhe garantuar zbatimin e armëpushimit.
Kostoja e ndërtimit të kësaj baze llogaritet të arrijë rreth 500 milionë dollarë.
Sipas një zyrtari të sigurisë në Izrael, vendimi paraqet një ndryshim të madh strategjik, pasi Tel Avivi tradicionalisht ka kundërshtuar përfshirjen ndërkombëtare në zonat që mban nën kontroll.
Michael Milshtein, studiues në Qendrën Dayan të Universitetit të Tel Avivit dhe ish-zyrtar në inteligjencën ushtarake, tha se Qendra e Koordinimit Civilo-Ushtarak e udhëhequr nga SHBA në Kiryat Gat do të jetë përgjegjëse për operacionet në Gazë.
Armëpushimi aktual në Gaza është arritur me ndërmjetësimin e SHBA-së, Egjiptit, Katarit dhe Turqisë, dhe paraqet fazën e parë të planit të propozuar nga presidenti amerikan, Donald Trump./Qendra.INFO
