E ngarkuara me punë e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Kosovës, Anu Prattipati, në bashkëbisedim me disa media serbe ka theksuar përkushtimin ndaj Kosovës si një shtet që i respekton të drejtat e të gjithë komunitetëve dhe e shtoi se ky zotim u përsërit edhe nga kjo administratë e tanishme, transmeton Gazeta Metro.
Prattipati disa mediave serbe ua shpjegoi se sovraniteti i Kosovë është i pacenueshëm ashtu siç është edhe interesi i komunitetit serb dhe siguria e tyre të enjten.
“Për fillim, më lejoni ta them këtë. Jemi të shqetësuar për të drejtat e serbëve në Kosovë. Do të vazhdojmë ta mbrojmë komunitetin e serbëve të dhe garantojmë vendimin e tyre në Kosovë. Ashtu siç tha Sekretari Rubio në fillim të këtij viti, Shtetet e Bashkuara me krenari kanë mbështetur Kosovën në rrugëtimin që të bëhet sovrane, demokratike, multietnike dhe e përparuar. Kosova i përforcoi këto parime në Kushtetutën e saj dhe liderët e saj u zotuan se do t’i mbështesin dhe kemi parë progres. Serbët në Kosovës punojnë në Policinë e Kosovës, në Forcat e Sigurisë së Kosovës dhe në institucione të tjera. Në një moment, një numër i caktuar i serbëve nga Kosova shërbenin si gjykatës e prokuror, do t’i g¡zohemi ditës kur do t’i bashkohen përsëri këtyre institucioneve dhe i inkurajojmë të gjitha palëve që të punojnë që kjo të ndodhë” raportoi media Kossev të enjten.
Prattipati tha se pavarësisht se SHBA s’ka caktuar ambasador “s’do të thotë që mungon angazhimi i SHBA’së” por edhe shtoi edhe një porosi tjetër për komunitetin serb rreth bojkotit të institucioneve dhe integrimit të tyre.
“Institucionet paralele që i udhëheqë Serbia duhet që në fund të integrohen në sistemin e Kosovës. Megjithatë, mënyra se si kjo do të zbatohet është e rëndësisë kyçe…të gjitha ndryshimet që ndikojnë në komunitetin serb të Kosovës duhet të zbatohen në konsultim me atë komunitet. S’ka alternativë” – porositi Anu Prattipati.
Ajo shtoi se i takon qeverisë në largim të kryeministrit Albin Kurti që të kujdeset për sigurinë dhe prosperitetin e të gjithë banorëve të Kosovës dhe Kushtetuta e garanton përfaqësimin e serbëve në institucionet kosovare dhe shtoi se këto i pret SHBA nga Kosova./gazetametro.net