Ambasada amerikane ndau njoftimin për takimet e zonjës Anu Prattipati me të gjithë liderët e partive politike në Kuvendin e Kosovës, duke ua bërë të qartë të gjithëve qëndrimin e SHBA-së.
Në njoftimin e saj, ambasada e SHBA-së në Prishtinë thotë se të gjithë qytetarët e Kosovës duhet të kenë të drejtë të votojnë për përfaqësuesit e tyre.
“Bllokimi i partive të kualifikuara përmes taktikave politike e proceduare e minon demokracinë”, thuhet në këtë njoftim të misionit diplomatik amerikan.
Zonja Prattipati, e ngarkuar me punë në ambasadë, takoi të gjithë spektin politik ditëve të fundit dhe si duket ua ka përcjellë këtë mesazh të gjithëve, ashtu siç te bëri të qartë edhe dje në një intervistë, pikërisht kur u pyet për Listën Serbe./gazetametro.net