Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

ShBA sanksionon ish-gjyqtarin e Speciales të fazës paraprake në rastin e Thaçit

Enesa Veseli by Enesa Veseli
20/08/2025
in Lajme
0
ShBA sanksionon ish-gjyqtarin e Speciales të fazës paraprake në rastin e Thaçit
0
SHARES
21
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur sanksione ndaj dy gjyqtarëve dhe dy prokurorëve të Gjykatës Penale Ndërkombëtare. Ndër të sanksionuarit është Nicolas Yann Gillou, gjyqtari paraprak që kishte konfirmuar aktakuzën kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit.

Masat në fjalë, siç ka njoftuar Departamenti Amerikan i Shtetit, janë ndërmarrë në përputhje me Urdhrin Ekzekutiv 14203, i cili “autorizon sanksione ndaj personave të huaj të përfshirë në veprime të dëmshme nga GJNP, të cilat konsiderohen në kundërshtim me interesat e Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit”.

 

Sipas seksionit 1(a)(ii)(A) të këtij urdhri, “janë sanksionuar individët që janë përfshirë drejtpërdrejt në përpjekje të GJPN-së për të hetuar, arrestuar, ndaluar apo ndjekur penalisht persona të mbrojtur, pa pëlqimin e shtetit të tyre të shtetësisë”.

Të sanksionuarit janë:

Kimberly Prost, gjyqtare në Dhomën e Gjykimit të GJPN-së.

Nicolas Yann Guillou, gjyqtar në Dhomën e Gjykimit të GJPN-së.

Nazhat Shameem Khan, zëvendësprokurore në GJPN.

Mame Mandiaye Niang, zëvendësprokuror në GJPN.

Sipas njoftimit, gjyqtarja Prost është sanksionuar për rolin e saj në miratimin e hetimeve të GJPN-së ndaj personelit amerikan në Afganistan. Gjyqtari Guillou është sanksionuar për autorizimin e lëshimit të urdhrave të arrestit ndaj Kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu dhe ish-Ministrit të Mbrojtjes, Yoav Gallant.

“Zëvendësprokurorët Khan dhe Niang janë sanksionuar për vazhdimin e mbështetjes ndaj veprimeve të konsideruara të paligjshme të GJPN-së ndaj Izraelit, përfshirë ruajtjen në fuqi të urdhrave të arrestit për Netanyahu-n dhe Gallant-in që nga marrja e detyrës së tyre në Zyrën e Prokurorit të GJPN-së”, thekson Departamenti Amerikan i Shtetit.

Related

Previous Post

Arrestohet një person në Prizren, konfiskohen lëndë narkotike

Next Post

Policia e Kosovës arreston dy persona për fajde në Prishtinë, një tjetër në kërkim

Next Post
Policia në Mitrovicë e Ferizaj sekuestron armë dhe arreston të dyshuar për incidente të dhunshme

Policia e Kosovës arreston dy persona për fajde në Prishtinë, një tjetër në kërkim

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.