Qendra.info
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione
No Result
View All Result
Qendra.info
No Result
View All Result
Home Ekonomia

SHBA shkatërron rrjetin e hakerave që grabiti më shumë se 100 milionë dollarë

Një rrjet ndërkombëtar hakerash që ka zhvatur më shumë se 100 milionë dollarë nga spitalet dhe organizatat e tjera në mbarë botën, është shkatërruar pas një infiltrimi prej disa muajsh nga FBI-ja, tha të enjten Departamenti i Drejtësisë.

28/01/2023
in Ekonomia
Reading Time: 3 mins read
Puna nga Shtëpia, prin Stokholm në të gjithë Evropën
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

“Krimi kibernetik është një kërcënim vazhdimisht në rritje,” tha zoti Garland. “Por siç e kam thënë më parë, Departamenti i Drejtësisë nuk do të kursejë asnjë burim për të identifikuar dhe sjellë para drejtësisë këdo që vë në shënjestër Shtetet e Bashkuara”.

Përmes sulmeve të tilla kibernetike, të njohura si “ransomware”, hakerët marrin nën kontroll kompjuterin, ose rrjetin kompjuterik të viktimës, e bllokojnë atë dhe më pas kërkojnë pagesa në këmbim të çbllokimit të kompjuterit, ose rrjetit të kompjuterave.

Grupi “Hive” përdorte një model në të cilin programues shumë të aftë ndërtonin programet kompjuterike dhe më pas rekrutonin bashkëpunëtorë më pak të sofistikuar për t’i përdorur ato kundër viktimave.

Prokurori Garland tha se filialet e rrjetit Hive synonin “infrastrukturën kritike dhe disa nga industritë më të rëndësishme të vendit tonë”.

Në gusht të vitit 2021, në kulmin e pandemisë COVID-19, bashkëpunëtorët e grupit Hive sulmuan rrjetin e një spitali, duke penguar që ekipi mjekësor të pranonte pacientë të rinj, tha zoti Garland.

Spitali ishte në gjendje të rikuperonte të dhënat e tij vetëm pasi pagoi një shpërblim, tha Prokurori i Përgjithshëm.

Ndërsa nuk është bërë asnjë arrestim në lidhje me operacionin, drejtori i FBI-së Christopher Wray paralajmëroi se “kushdo që është i përfshirë me rrjetin Hive duhet të jetë i shqetësuar, sepse ky hetim është ende në vazhdim”.

“Ne jemi të angazhuar në ato që i quajmë ‘operacione të bashkërenduara’… që përfshijnë ndjekjen e infrastrukturës së tyre, ndjekjen e monedhave kripto të përdorur dhe ndjekjen e njerëzve që punojnë me ta,” tha zoti Wray.

Agjentët e FBI-së depërtuan në rrjetin Hive nga korriku i vitit 2022 deri në konfiskimin e tij, duke kapur në mënyrë të fshehtë kodet e tij të deshifrimit dhe duke i ndarë ato me viktimat, e duke i kursyer atyre rreth 130 milionë dollarë në pagesa shpërblimesh, thanë zyrtarët.

“Thënë qartë, duke përdorur mjete të ligjshme, ne hakeruam hakerat”, tha zëvendësprokurorja e Përgjithshme Lisa Monaco.

FBI-ja ndau me më shumë se 300 viktima kodet e deshifrimit, tha zoti Garland, mes tyre një shkollë në Teksas, një spital në Luiziana dhe një kompani shërbimesh ushqimore të cilës iu kërkua të bënte miliona dollarë në pagesa shpërblimi. FBI-ja gjithashtu shpërndau më shumë se 1000 kode shtesë deshifrimi për viktimat e mëparshme të sulmeve nga rrjeti Hive.

Shkatërrimi i rrjetit përfaqëson një fitore në përpjekjet e administratës Biden për të goditur sulmet kibernetike që janë një rritje dhe që u kushtojnë bizneseve dhe qeverive në mbarë botën miliarda dollarë në vit.

Bankat dhe institucionet financiare amerikane përpunuan gati 1.2 miliardë dollarë në pagesa të dyshuara për hakerat në vitin 2021, më shumë se dyfishi i shumës në vitin 2020, raportoi në nëntor Rrjeti i Krimeve Financiare të Departamentit të Thesarit (FinCen).

Sipas FinCen, rreth 75% e sulmeve kibernetike që kërkuan pagesa, të raportuara në vitin 2021 kishin një lidhje me Rusinë, përfaqësuesit e saj, ose persona që vepronin në emër të saj.

Zyrtarët nuk thanë nëse rrjeti Hive kishte ndonjë lidhje të njohur me Rusinë.

John Bennett, një ish-zyrtar i lartë i FBI-së, i cili tani është drejtor menaxhues i Njësisë të Rrezikut Kibernetik të Biznesit në kompaninë e shërbimeve të sigurisë kibernetike Kroll, vuri në dukje se fakti që njoftimet për rekrutim në faqen e internetit të grupit Hive, ishin në anglisht dhe në një gjuhë sllave, sugjeron se ata synonin të rekrutonin bashkëpunëtorë në Evropën Lindore.

“Fakti që përdornin një gjuhën sllave, mendoj se tregon që kjo është audienca që ata synonin të kapnin”, tha zoti Bennett në një intervistë./VOA

Related

Previous Post

KEDS: Vetëm nga bojleri, 15 për qind më shtrenjtë vjen rryma

Next Post

Komunat kundër rritjes të tatimit në pronë

Next Post

Komunat kundër rritjes të tatimit në pronë

Please login to join discussion

Qëndroni me ne

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
Vritet një 15-vjeçar në Vushtrri

Vritet një 15-vjeçar në Vushtrri

23/03/2025
Detaje ekskluzive: Ky është personi që dyshohet se vrau gruan e tij dhe më pas veten

Detaje ekskluzive: Ky është personi që dyshohet se vrau gruan e tij dhe më pas veten

24/03/2025
Paga minimale në 2025-ën në vendet e rajonit

Paga minimale në 2025-ën në vendet e rajonit

29/04/2025
Dollari u lëshua në qarkullim para 159 vjetësh

Dollari u lëshua në qarkullim para 159 vjetësh

13/01/2022
Gastronomët: Do të detyrohemi të kërkojmë punëtorë edhe në Bangladesh

Gastronomët: Do të detyrohemi të kërkojmë punëtorë edhe në Bangladesh

Trusti kushtëzon shtetasit e huaj për tërheqjen e 10 përqindëshit të kursimeve

Trusti kushtëzon shtetasit e huaj për tërheqjen e 10 përqindëshit të kursimeve

Luksi i Loredanës nuk njeh kufi: Për një çantë të vogël paguan mbi 1 mijë euro

Luksi i Loredanës nuk njeh kufi: Për një çantë të vogël paguan mbi 1 mijë euro

Telashet me emrat në Zvicër, si paragjykohen për punë shqiptarët

Telashet me emrat në Zvicër, si paragjykohen për punë shqiptarët

Rabinët ikin nga Sarajeva! Skandal, akuza për antisemitizëm dhe kaos diplomatik

Rabinët ikin nga Sarajeva! Skandal, akuza për antisemitizëm dhe kaos diplomatik

15/06/2025
Irani nis një sulm të ri me raketa ndaj Izraelit, sirenat e alarmit bien në Tel Aviv dhe Jerusalem

Irani nis një sulm të ri me raketa ndaj Izraelit, sirenat e alarmit bien në Tel Aviv dhe Jerusalem

15/06/2025
Sa ujë duhet të pijmë me të vërtetë? Mjekët zbulojnë të vërtetën që do t’ju trondisë.

Sa ujë duhet të pijmë me të vërtetë? Mjekët zbulojnë të vërtetën që do t’ju trondisë.

15/06/2025
Nis Kupa e Botës për Klube, Mesi e humbë kohën dhe Al Ahli humb shansin

Nis Kupa e Botës për Klube, Mesi e humbë kohën dhe Al Ahli humb shansin

15/06/2025

Të Fundit

Magazina Qendra

Rrjetet Sociale

Të gjitha materialet, videot, fotografitë dhe shkrimet në këtë faqe janë pronë e portalit Qendra.info dhe mbrohen nga ligjet e miratuara mbi të drejtën e autorit. Secili përdorues ka të drejtë të aksesojë dhe shfrytëzojë këtë faqe dhe përmbajtjen e saj në përputhje me ligjet dhe rregulloret në fuqi, duke respektuar plotësisht të drejtën e autorit.

Më të rejat

Rabinët ikin nga Sarajeva! Skandal, akuza për antisemitizëm dhe kaos diplomatik

Rabinët ikin nga Sarajeva! Skandal, akuza për antisemitizëm dhe kaos diplomatik

15/06/2025
Irani nis një sulm të ri me raketa ndaj Izraelit, sirenat e alarmit bien në Tel Aviv dhe Jerusalem

Irani nis një sulm të ri me raketa ndaj Izraelit, sirenat e alarmit bien në Tel Aviv dhe Jerusalem

15/06/2025
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

©2021 Qendra - Rr. “Muharrem Fejza”, C11/A4, Lok 3, Prishtine.
E-mail: info@qendra.info

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

©2021 Qendra - Rr. “Muharrem Fejza”, C11/A4, Lok 3, Prishtine.
E-mail: info@qendra.info