Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Shefja e BE-së me porosi të qartë për Kosovën: Të ulen tensionet dhe të krijohen institucione të forta

Enesa Veseli by Enesa Veseli
15/10/2025
in Lajme
0
Shefja e BE-së me porosi të qartë për Kosovën: Të ulen tensionet dhe të krijohen institucione të forta
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

15 tetor 2025 | Prishtinë – Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka dërguar një mesazh të prerë për Kosovën pas takimeve të zhvilluara me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti gjatë vizitës së saj në Prishtinë.

Von der Leyen theksoi se Kosova duhet të ulë tensionet dhe të forcojë institucionet, duke nënvizuar rëndësinë e stabilitetit politik dhe institucional për të përfituar nga Plani Evropian i Rritjes.

“Është e rëndësishme që Kosova të vazhdojë ndërtimin e institucioneve të sigurta, të depërshkallëzojë tensionet dhe të finalizojë hapat e nevojshëm për të përfituar nga Plani i Rritjes,” – shkroi ajo pas takimeve në Prishtinë.

Deklarata e saj vjen në një moment të ndjeshëm politik, pas vendimit të Bashkimit Evropian që takimet me kryeministrin Kurti të mos mbahen në ndërtesën e Qeverisë, për shkak të mungesës së një qeverie me mandat të plotë.

Shefja e BE-së po zhvillon një turne në vendet e Ballkanit Perëndimor, ku më herët vizitoi Beogradin dhe pas Kosovës pritet të udhëtojë drejt Shkupit.

Related

Previous Post

Lugina pa zë, por zemra e saj rreh në Tiranë – ish-komandantët e UÇK-së rikthehen në marsh për drejtësi

Next Post

Memli Krasniqi mohon komunikimin me Vetëvendosjen, uron Lladrovcin për fitore

Next Post
Memli Krasniqi mohon komunikimin me Vetëvendosjen, uron Lladrovcin për fitore

Memli Krasniqi mohon komunikimin me Vetëvendosjen, uron Lladrovcin për fitore

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.