Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Sheholli dyshohet për spiunazh, mori para nga BIA për publikimin e bisedave komprometuese në Ministrinë e Rashiqit

Enesa Veseli by Enesa Veseli
10/10/2025
in Lajme
0
Sheholli dyshohet për spiunazh, mori para nga BIA për publikimin e bisedave komprometuese në Ministrinë e Rashiqit
0
SHARES
10
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka kërkuar masën e paraburgimit për Fatmir Shehollin, i cili dyshohet se është rekrut i Shërbimit Inteligjent të Serbisë (BIA) dhe ka vepruar nën urdhrat e zyrtarit të BIA-së, Bojan Dimic.

Sipas dosjes së Prokurorisë, Sheholli ka mbledhur informacione për pronat e uzurpuara nga serbët në Kosovë dhe i ka përcjellë ato tek BIA përmes komunikimeve telefonike. Në përputhje me udhëzimet e Dimicit, më 26 shtator në Mitrovicë të Veriut, Sheholli ka marrë materiale audio dhe transkripte të bisedave të zyrtarëve të Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, të cilat dyshohet se janë komprometuese.

Për publikimin e këtyre materialeve në media online, Sheholli ka marrë një shumë parash si shpërblim nga BIA. Sipas Prokurorisë, ai ka ndihmuar me dashje dhe vetëdije në cenimin e sigurisë dhe rendit juridik të Kosovës, si dhe në dëm të integritetit të zyrtarëve dhe qytetarëve kosovarë.

Ai dyshohet për kryerjen e veprës penale “Spiunazh” sipas nenit 124 paragrafi 3 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Gjatë bastisjeve të Policisë së Kosovës më 9 tetor, në banesën e Shehollit janë sekuestruar pajisje elektronike, dokumentacion dhe sende të tjera që do t’i nënshtrohen ekzaminimit.

Related

Previous Post

Fatmir Sheholli, i dyshuar për spiunazh, paraqitet në Gjykatë me kapuç në kokë

Next Post

Dosja e Shehollit: Publikimi i materialeve të BIA-s në mediat online të Kosovës, një skandal i madh spiunazhi

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.