Në një deklaratë për media, Shekerinska u pyet raportimeve të fundit nga institucionet e Kosovës, sipas të cilave dronë serbë kanë hyrë në hapësirën ajrore të vendit.
“Unë mund të konfirmoj vetëm se nuk kishte kërcënime sigurie në këtë drejtim”, u shpreh ajo, duke theksuar se KFOR-i është përgjegjës për vëzhgimin e hapësirës ajrore të Kosovës.
Ajo shtoi më tej se NATO nuk komenton raporte të këtij lloji, por siguroi se situata në aspektin e sigurisë mbetet e qetë dhe nën kontroll.
Deklaratat e saj vijnë në një kohë kur tensionet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë kanë qenë në fokus të vëmendjes ndërkombëtare, veçanërisht pas pohimeve për aktivitet të dyshimtë ajror përgjatë vijës kufitare./Qendra.INFO