Këngëtari i njohur Shemsi Krasniqi, i njohur për publikun si Shemi, anëtar i grupit muzikor “Ilirët”, është gjetur i vdekur.
Lajmin e kanë konfirmuar për Gazetën Online Reporteri.net burime pranë rastit. Deri më tani, nuk janë bërë të ditura arsyet e vdekjes, ndërsa pritet që institucionet përkatëse të japin më shumë detaje.
Vdekja e tij ka tronditur familjen, miqtë dhe adhuruesit e muzikës, ku Shemi njihej për kontributin e tij ndër vite në skenën muzikore shqiptare me grupin “Ilirët”.

