Qendra.info
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione
No Result
View All Result
Qendra.info
No Result
View All Result
Home Lajme

Shënohet 81-vjetori i gjenocidit ndaj shqiptarëve të Çamërisë

27/06/2025
in Lajme
Reading Time: 3 mins read
Shënohet 81-vjetori i gjenocidit ndaj shqiptarëve të Çamërisë
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Këtë qershor shënohet 81-vjetori i gjenocidit grek ndaj shqiptarëve të Çamërisë, ndërkohë sot ky gjenocid ende mbetet një plagë e hapur.

Me ligj, 27 qershori në Shqipëri është shpallur në kalendarin kombëtar si “Dita e gjenocidit ndaj shqiptarëve të Çamërisë nga shovinistët grekë”.

– Gjenocidi ndaj shqiptarëve të Çamërisë

Pasi pjesa më e madhe e Çamërisë iu dha shtetit grek me vendimet e Konferencës së Ambasadorëve të Londrës në vitin 1913, filluan edhe masakrat dhe persekutimet ndaj popullsisë çame.

Popullsia çame për disa dekada u përndoq dhe masakrua, me masakra të cilat filluan që pas shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë e deri në përfundim të Luftës së Dytë Botërore.

Nga qershori i vitit 1944 deri në mars të vitit 1945, mijëra shqiptarë të Çamërisë përjetuan një gjenocid të ashpër nga forcat greke nën komandën e Napoleon Zervës, që rezultoi me vdekjen masive të mijëra civilëve, por edhe me shkatërrimin dhe konfiskimin e pronave të tyre.

Gjenocidi grek ndaj popullsisë çame është i dokumentuar në dokumente arkivore, por rrëfehet ende në ditët e sotme nga shumë shqiptarë të Çamërisë që kanë përjetuar gjenocidin dhe kanë qenë dëshmitarë të masakrave.

Sipas vlerësimeve të historianëve dhe përfaqësuesve të shqiptarëve të Çamërisë janë rreth 5 mijë shqiptarë të Çamërisë, civilë të pafajshëm, mes tyre të moshuar, gra dhe fëmijë që humbën jetën nga masakrat dhe nga vuajtjet.

Si pasojë e masakrave u spastrua etnikisht një popullsi prej 35.000 banorësh, shqiptarë myslimanë të Çamërisë që u vendosën kryesisht në Shqipëri si refugjatë. Për të ndihmuar refugjatët çamë, u angazhuan edhe institucionet ndërkombëtare, duke ngritur kampe në Shqipëri, siç ishte kampi në Kavajë.

Ndërkohë, pas largimit nga vendlindja e tyre, një pjesë e shqiptarëve të Çamërisë, ndërtuan jetën e tyre në emigrim edhe në disa shtete të tjera, si në Turqi, Kosovë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), Kanada, Itali dhe vende të tjera.

Persekutimi ndaj shqiptarëve të Çamërisë nuk përfundoi me gjenocidin gjatë Luftës së Dytë Botërore, pasi edhe gjatë regjimit komunist në Shqipëri pjesëtarët e këtij komuniteti u përndoqën dhe u dënuan për motive të ndryshme, përfshirë edhe ato politike.

– Çështja çame

Pas rënies së regjimit komunist në Shqipëri në vitin 1991, komuniteti i shqiptarëve të Çamërisë u riorganizua në shoqata, parti politike dhe grupime të tjera, për të rritur sensibilizimin për çështjen çame dhe për të parashtruar kërkesat në lidhje me kauzën e tyre.

Çështja çame në dekadat e fundit arriti të kombëtarizohet, duke u trajtuar në institucionet e shtetit shqiptar dhe më gjerë.

Kuvendi Shqipërisë ka miratuar në vitin 1994 ligjin për shpalljen e 27 qershorit në kalendarin kombëtar si “Dita e gjenocidit ndaj shqiptarëve të Çamërisë nga shovinistët grekë”.

Gjithashtu, Kuvendi i Shqipërisë më 8 prill 2004 miratoi edhe një rezolutë për çështjen çame, e cila hyri në fuqi pas botimit në fletoren zyrtare nëntë vite pas miratimit.

Në kohën e miratimit, rezoluta vlerësonte se është koha që çështja e të drejtave të shtetasve shqiptarë me origjinë çame të rimerret në shqyrtim nga të dy palët, konkretisht nga Shqipëria dhe Greqia.

Rezoluta ngarkon Qeverinë e Republikës së Shqipërisë që këtë rezolutë t’ua bëjë të njohur qeverive dhe institucioneve ndërkombëtare që mund të kontribuojnë në zgjidhjen e problemit.

Gjithashtu i kërkohet Qeverisë së Shqipërisë të shtojë më tej përpjekjet për zgjidhjen e çështjes së pronave dhe pasurive të tjera të patjetërsueshme të popullsisë çame, në përputhje me dokumentet e njohura ndërkombëtare.

Ndërkohë, për përkujtimin e viktimave të gjenocidit, një moment i rëndësishëm është edhe ndërtimi i Varrezave Monumentale të Kllogjerit “Trëndafilat e Çamërisë” në Sarandë, ku për çdo vit në muajin qershor organizohen marshime për të përkujtuar shqiptarët e Çamërisë që humbën jetën gjatë gjenocidit dhe vuajtjeve pas shpërnguljes nga tokat e tyre.

Kërkesat e shqiptarëve të Çamërisë janë ato të lëvizjes së lirë, të gëzimit të pronave të tyre dhe të njohjes dhe pranimit të gjenocidit.

FATJON CUKA

Related

Previous Post

Në prag të protestës së 28 qershorit: Serbia në krizë, BE zgjedh heshtjen – Vuçiq forcohet

Next Post

Presidenti i Këshillit Evropian, Costa: Situata humanitare në Gaza është “katastrofike”

Next Post
Presidenti i Këshillit Evropian, Costa: Situata humanitare në Gaza është “katastrofike”

Presidenti i Këshillit Evropian, Costa: Situata humanitare në Gaza është “katastrofike”

Please login to join discussion

Qëndroni me ne

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
Vritet një 15-vjeçar në Vushtrri

Vritet një 15-vjeçar në Vushtrri

23/03/2025
Tetë ushqime që nuk duhet t’i vendosni kurrë në frigorifer

Tetë ushqime që nuk duhet t’i vendosni kurrë në frigorifer

17/06/2025
Detaje ekskluzive: Ky është personi që dyshohet se vrau gruan e tij dhe më pas veten

Detaje ekskluzive: Ky është personi që dyshohet se vrau gruan e tij dhe më pas veten

24/03/2025
Ky është fruti më i keq për shëndetin

Ky është fruti më i keq për shëndetin

23/06/2025
Gastronomët: Do të detyrohemi të kërkojmë punëtorë edhe në Bangladesh

Gastronomët: Do të detyrohemi të kërkojmë punëtorë edhe në Bangladesh

Trusti kushtëzon shtetasit e huaj për tërheqjen e 10 përqindëshit të kursimeve

Trusti kushtëzon shtetasit e huaj për tërheqjen e 10 përqindëshit të kursimeve

Luksi i Loredanës nuk njeh kufi: Për një çantë të vogël paguan mbi 1 mijë euro

Luksi i Loredanës nuk njeh kufi: Për një çantë të vogël paguan mbi 1 mijë euro

Telashet me emrat në Zvicër, si paragjykohen për punë shqiptarët

Telashet me emrat në Zvicër, si paragjykohen për punë shqiptarët

Trump paralajmëron armëpushim në Gaza brenda javës së ardhshme

Trump paralajmëron armëpushim në Gaza brenda javës së ardhshme

28/06/2025
Bien temperaturat në fundjavë

Bien temperaturat në fundjavë

27/06/2025
Me qirinj të ndezur, Tirana përkujton 81-vjetorin e gjenocidit në Çamëri

Me qirinj të ndezur, Tirana përkujton 81-vjetorin e gjenocidit në Çamëri

27/06/2025
Bentley rikthen modelin 100-vjeçar në prodhim

Bentley rikthen modelin 100-vjeçar në prodhim

27/06/2025

Të Fundit

Magazina Qendra

Rrjetet Sociale

Të gjitha materialet, videot, fotografitë dhe shkrimet në këtë faqe janë pronë e portalit Qendra.info dhe mbrohen nga ligjet e miratuara mbi të drejtën e autorit. Secili përdorues ka të drejtë të aksesojë dhe shfrytëzojë këtë faqe dhe përmbajtjen e saj në përputhje me ligjet dhe rregulloret në fuqi, duke respektuar plotësisht të drejtën e autorit.

Më të rejat

Trump paralajmëron armëpushim në Gaza brenda javës së ardhshme

Trump paralajmëron armëpushim në Gaza brenda javës së ardhshme

28/06/2025
Bien temperaturat në fundjavë

Bien temperaturat në fundjavë

27/06/2025
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

©2021 Qendra - Rr. “Muharrem Fejza”, C11/A4, Lok 3, Prishtine.
E-mail: info@qendra.info

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

©2021 Qendra - Rr. “Muharrem Fejza”, C11/A4, Lok 3, Prishtine.
E-mail: info@qendra.info