Qendra.info
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione
No Result
View All Result
Qendra.info
No Result
View All Result
Home Lajme

Shërbimet kroate: Tensionet në Kosovë mbeten një rrezik i vazhdueshëm për rajonin

22/07/2025
in Lajme
Reading Time: 2 mins read
Shërbimet kroate: Tensionet në Kosovë mbeten një rrezik i vazhdueshëm për rajonin
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Marrëdhëniet e paqëndrueshme mes Kosovës dhe Serbisë përbëjnë një burim të vazhdueshëm tensioni në Ballkanin Perëndimor, paralajmëron Agjencia e Sigurisë dhe Inteligjencës e Kroacisë (SOA) në raportin e saj vjetor.

SOA vlerëson se përshkallëzimi i situatës në Kosovë, sidomos në veri të vendit, përbën një rrezik të qëndrueshëm për sigurinë në rajon. Si shembull, raporti përmend sulmin e armatosur në Banjskë më 24 shtator 2023 ndaj Policisë së Kosovës, ku humbi jetën një efektiv. Për organizimin e këtij sulmi ka marrë përgjegjësinë Millan Radoiçiq, tashmë në Serbi, ndaj të cilit ende nuk janë ngritur akuza penale.

Raporti vlerëson gjithashtu përpjekjet e qeverisë së Kosovës për të shuar institucionet paralele serbe në veri dhe për të konsoliduar sovranitetin shtetëror. Ndërkohë, forcat ndërkombëtare mbeten garantuese e sigurisë në terren.

Politika rajonale dhe ndikimet e jashtme

SOA nënvizon se Serbia vazhdon politikën e balancimit midis Perëndimit, Rusisë dhe Kinës, ndërkohë që promovon konceptin e “botës serbe”, me synimin për të unifikuar serbët në rajon nën ndikimin e Beogradit. Kjo politikë përfshin drejtpërdrejt edhe Bosnje e Hercegovinën, Malin e Zi dhe Kosovën.

Në plan të brendshëm, raporti përmend protestat studentore antiqeveritare në Serbi, të cilat kërkojnë demokratizimin e institucioneve dhe lirinë e medias. Sipas SOA-s, autoritetet serbe përdorin retorikë nacionaliste për të diskredituar këto lëvizje dhe për të nxitur ndjenja kërcënimi të brendshëm dhe të jashtëm.

Në këtë kontekst, Kroacia përmendet shpesh në diskursin mediatik proqeveritar në Serbi si një “faktor antiserb”, vëren agjencia kroate.

Paqëndrueshmëri në Bosnje dhe Mal të Zi

Raporti thekson edhe polarizimin politik në Bosnje dhe Hercegovinë, ku udhëheqja e Republikës Sërpska mbështet shpërbërjen e shtetit dhe kërkon përkrahje nga Rusia. Në Mal të Zi, vërehet një ndarje e thellë mes forcave proevropiane dhe atyre proruse, ku përfshihen edhe parti nacionaliste serbe në qeveri.

Një rol të veçantë, sipas SOA-s, luan edhe Kisha Ortodokse Serbe, e cila përveç funksionit fetar, ka ndikim të fortë politik dhe nxit narrativën e “botës serbe”.

Krimi i organizuar dhe ndikimi rus

SOA paralajmëron për rritjen e aktivitetit të grupeve të krimit të organizuar në Ballkanin Perëndimor, sidomos rrjeteve serbo-malazeze që merren me trafikimin e kokainës nga Amerika e Jugut drejt Evropës.

Ndërkohë, Rusia vazhdon të ushtrojë ndikim destabilizues në rajon, kryesisht përmes pranisë së shërbimeve të saj të inteligjencës në Serbi dhe përhapjes së narrativës prorusë përmes mediave si RT dhe Sputnik.

Kroacia, një demokraci e qëndrueshme

Në lidhje me situatën në vend, raporti thekson se Kroacia mbetet një demokraci e sigurt dhe stabile, megjithëse ndodhet në një mjedis të sfiduar nga faktorë gjeopolitikë dhe teknologjikë. Aktualisht, vendi nuk përballet me kërcënime të drejtpërdrejta ndaj sigurisë kombëtare apo rendit demokratik.

Related

Previous Post

Turk i dënuar për mashtrim financiar, arrestohet në doganën e Morinës – pritet ekstradimi drejt Turqisë

Next Post

Drejtori i Policisë së Kosovës pas kërcënimeve të Vuçiqit: Jemi të përgatitur për çdo skenar

Next Post
Drejtori i Policisë së Kosovës pas kërcënimeve të Vuçiqit: Jemi të përgatitur për çdo skenar

Drejtori i Policisë së Kosovës pas kërcënimeve të Vuçiqit: Jemi të përgatitur për çdo skenar

Please login to join discussion

Qëndroni me ne

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tre mënyra për të ulur kolesterolin deri në 40%

Tre mënyra për të ulur kolesterolin deri në 40%

29/06/2025
Ky është fruti më i keq për shëndetin

Ky është fruti më i keq për shëndetin

23/06/2025
Vritet një 15-vjeçar në Vushtrri

Vritet një 15-vjeçar në Vushtrri

23/03/2025
Tetë ushqime që nuk duhet t’i vendosni kurrë në frigorifer

Tetë ushqime që nuk duhet t’i vendosni kurrë në frigorifer

17/06/2025
Gastronomët: Do të detyrohemi të kërkojmë punëtorë edhe në Bangladesh

Gastronomët: Do të detyrohemi të kërkojmë punëtorë edhe në Bangladesh

Trusti kushtëzon shtetasit e huaj për tërheqjen e 10 përqindëshit të kursimeve

Trusti kushtëzon shtetasit e huaj për tërheqjen e 10 përqindëshit të kursimeve

Luksi i Loredanës nuk njeh kufi: Për një çantë të vogël paguan mbi 1 mijë euro

Luksi i Loredanës nuk njeh kufi: Për një çantë të vogël paguan mbi 1 mijë euro

Telashet me emrat në Zvicër, si paragjykohen për punë shqiptarët

Telashet me emrat në Zvicër, si paragjykohen për punë shqiptarët

ChatGPT arrin 2.5 miliardë kërkesa në ditë – rritje marramendëse brenda 8 muajve

ChatGPT arrin 2.5 miliardë kërkesa në ditë – rritje marramendëse brenda 8 muajve

22/07/2025
Përditësim nga kufiri: Mërgimtarët po presin deri në 25 minuta për të hyrë në Kosovë

Përditësim nga kufiri: Mërgimtarët po presin deri në 25 minuta për të hyrë në Kosovë

22/07/2025
Vdekje e dyshimtë në vendin e punës në Skenderaj – 44-vjeçari dyshohet se pësoi sulm kardiak

Vdekje e dyshimtë në vendin e punës në Skenderaj – 44-vjeçari dyshohet se pësoi sulm kardiak

22/07/2025
Kardiologët zbulojnë teknikën që qetëson zemrën për vetëm 3 minuta

Kardiologët zbulojnë teknikën që qetëson zemrën për vetëm 3 minuta

22/07/2025

Të Fundit

Magazina Qendra

Rrjetet Sociale

Të gjitha materialet, videot, fotografitë dhe shkrimet në këtë faqe janë pronë e portalit Qendra.info dhe mbrohen nga ligjet e miratuara mbi të drejtën e autorit. Secili përdorues ka të drejtë të aksesojë dhe shfrytëzojë këtë faqe dhe përmbajtjen e saj në përputhje me ligjet dhe rregulloret në fuqi, duke respektuar plotësisht të drejtën e autorit.

Më të rejat

ChatGPT arrin 2.5 miliardë kërkesa në ditë – rritje marramendëse brenda 8 muajve

ChatGPT arrin 2.5 miliardë kërkesa në ditë – rritje marramendëse brenda 8 muajve

22/07/2025
Përditësim nga kufiri: Mërgimtarët po presin deri në 25 minuta për të hyrë në Kosovë

Përditësim nga kufiri: Mërgimtarët po presin deri në 25 minuta për të hyrë në Kosovë

22/07/2025
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

©2021 Qendra - Rr. “Muharrem Fejza”, C11/A4, Lok 3, Prishtine.
E-mail: info@qendra.info

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

©2021 Qendra - Rr. “Muharrem Fejza”, C11/A4, Lok 3, Prishtine.
E-mail: info@qendra.info