Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Shifrat e rrëzojnë Qeverinë: Importet nga Serbia u dyfishuan në 2025

Enesa Veseli by Enesa Veseli
12/01/2026
in Lajme
0
Shifrat e rrëzojnë Qeverinë: Importet nga Serbia u dyfishuan në 2025
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Pavarësisht deklarimeve të vazhdueshme të qeverisë Kurti për uljen e varësisë ekonomike nga Serbia, të dhënat doganore për vitin 2025 e rrëzojnë këtë narrativë pa asnjë dilemë. Shifrat flasin për një realitet të kundërt. Kosova ka importuar pothuajse dyfish më shumë mallra nga Serbia në vitin 2025 sesa në vitin paraprak, shkruan Demokracia.com.

Sipas të dhënave zyrtare të Doganës së Kosovës për periudhën janar–dhjetor 2025, të cilat i ka parë dhe analuzar Demokracia.com, importet nga Serbia kanë arritur vlerën e mbi 202.7 milionë eurove.

Një vit më parë, në 2024, kjo shifër ishte vetëm 109.2 milionë euro.

Kjo do të thotë se brenda vetëm një viti, importet nga Serbia janë rritur për mbi 93 milionë euro, ose rreth 86 për qind, duke shënuar rritjen më të madhe nga të gjitha vendet e CEFTA-s.

Nëse në vitin 2024 Serbia ishte një furnizues dytësor, në vitin 2025 ajo shndërrohet në një aktor kyç të tregtisë së jashtme të Kosovës, duke u renditur menjëherë pas Maqedonisë së Veriut dhe duke lënë pas Shqipërinë.

Ironikisht, Shqipëria  e promovuar politikisht si partner strategjik ka pësuar rënie të fortë. Importet nga ky shtet kanë rënë nga 241.6 milionë euro në 2024, në vetëm 171.3 milionë euro në 2025, një humbje prej mbi 70 milionë eurosh në tregun kosovar.

Ndërkohë, Maqedonia e Veriut ka ruajtur pothuajse të njëjtin nivel importesh, por Serbia po e ngushton hendekun muaj pas muaji, duke u shndërruar në konkurrent serioz edhe për vendin e parë.

Ky zhvillim e ekspozon qartë dështimin e narrativës politike për “shkëputje ekonomike” nga Serbia. Në praktikë, ekonomia e Kosovës vazhdon të funksionojë mbi logjikën e interesit tregtar, jo mbi deklarata publike. Bizneset kosovare blejnë aty ku është më lirë, më e qëndrueshme dhe më e shpejtë dhe Serbia mbetet pikërisht ky treg.

CEFTA, pavarësisht tensioneve politike, vazhdon të funksionojë si mekanizëm që lehtëson tregtinë, ul barrierat dhe stabilizon flukset mallrash, duke i hapur rrugë rikthimit të fortë të produkteve serbe në tregun e Kosovës. /Demokracia.com/

Related

Previous Post

Odessa në errësirë dhe -18°C | Sulmi rus me dronë lë 35 mijë familje pa energji, të plagosur dhe dëme të rënda infrastrukturore

Next Post

Nuk e jep asnjë dëshmi se i ka ndalur 20 çnjohje: “Marketingu politik” i Osmanit për t’u rizgjedhur presidente

Next Post
Nuk e jep asnjë dëshmi se i ka ndalur 20 çnjohje: “Marketingu politik” i Osmanit për t’u rizgjedhur presidente

Nuk e jep asnjë dëshmi se i ka ndalur 20 çnjohje: “Marketingu politik” i Osmanit për t’u rizgjedhur presidente

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.