Qendra.info
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione
No Result
View All Result
Qendra.info
No Result
View All Result
Home Lajme

“Shija” e VV-së që po devijon aktgjykimin e Kushtetueses

Gjykata Kushtetuese e Kosovës konstatoi më 26 qershor se deputetët janë të obliguar që jo më vonë se 30 ditë të përfundojnë seancën konstituive të Kuvendit, duke zgjedhur kryetarin dhe nënkryetarët.

07/07/2025
in Lajme
Reading Time: 2 mins read
“Shija” e VV-së që po devijon aktgjykimin e Kushtetueses
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata Kushtetuese nuk vendosi për ligjshmërinë e refuzimit të votimit të fshehtë.

“Zgjedhja e kryetarit/es dhe nënkryetarëve të Kuvendit është parakusht që Kuvendi të fillojë të funksionojë dhe kjo kërkon nga të gjithë deputetët të jenë të pranishëm dhe të votojnë për konstituimin e Kuvendit, në mënyrë që ky i fundit të fillojë sa më shpejt të funksionojë si organ ligjvënës, vendimmarrës”, u tha në vendim.

Por kjo po interpretohet në forma të ndryshme nga partitë politike në vend.

Për Faton Pecin e Vetëvendosjes kjo po ndodh për shkak të shijes.

“Po tash… çështja e interpretimit është edhe çështje e të kuptuarit ose shijes”, tha ai.

Më pas, me “shijen” tha se e kishte fjalën për “shijen e të kuptuarit”.

“Tash, në funksion të kësaj, kurrkund në aktvendimin e Gjykatës Kushtetuese nuk thuhet që ka deri në këtë fazë shkelje të Kushtetutës”, tha Peci.

Ai tha se ndryshimi i formës së votimit për kryeparlamentar/e “nuk mund të interpretohet si shkelje e rendit të ditës në proces të konstituimit”.

Ndryshe prej VV’së që nuk po e konsideron shkelje mospërfilljen e vendimit të Kushtetueses, nga partitë e tjera po.

Në foltore sot floën Ariana Musliu-Shoshi (PDK), Besian Mustafa (LDK), dhe Time Kadriaj (AAK), të cilët kërkuan që kryesuesi Avni Dehari të kthehet në rendin e ditës, duke refuzuar të propozojnë anëtarë për komisionin që do të organizonte votimin e fshehtë për kryeparlamentarin.

Pavarësisht thirrjeve, sërish nuk ndryshoi asgjë.

Për këtë, PDK-ja dhe LDK-ja sërish iu kanë drejtuar Gjykatës Kushtetuese.

Edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka paralajmëruar dërgimin e një lënde të re në Gjykatën Kushtetuese për çështjen e konstituimit të Kuvendit.

Nëse Kuvendi nuk konstituohet shpejt, ajo ka bërë me dije se do t`i tregohet Kushtetuese për të kërkuar sqarim në lidhje me afatin prej 30 ditësh, i cili përmendet në aktgjykim.

Ajo ka deklaruar se Kushtetuesja duhet të sqarojë se cilat janë pasojat juridike nëse Kuvendi nuk konstituohet brenda afatit që është përmendur në Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese.

“Ajo çka e kam përmendur është që kur diçka është e detyrueshme në aspektin kushtetues, do të thotë se moskryerja e detyrimit nuk ec pa pasoja – do të ketë pasoja juridike. Nuk është që ne mund të presim që Gjykata do të thotë: mirë, pas 30-ditësh vazhdoni njësoj. Nuk pres që do të ketë diçka të tillë. Unë planifikoj, në qoftë se nuk ka konstituim të Kuvendit shumë shpejt, që t’i drejtohem Gjykatës me kërkesë për sqarim, lidhur me atë se çka pas 30 ditësh. Sepse dua të sqarohet se cila është pasoja juridike e moskryerjes së detyrimit kushtetues të konstituimit të Kuvendit brenda 30 ditësh”, ka thënë Osmani.

Sot u bë përpjekja e 43-të e pasuksesshme për të konstituuar Kuvendin e Kosovës./Periskopi/

Related

Previous Post

Luhet loja e parë e futbollit mes robotëve

Next Post

“Karteli Ballkanik” – Kokaina përmbyt Evropën nga porti i Hamburgut

Next Post
“Karteli Ballkanik” – Kokaina përmbyt Evropën nga porti i Hamburgut

“Karteli Ballkanik” – Kokaina përmbyt Evropën nga porti i Hamburgut

Please login to join discussion

Qëndroni me ne

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tre mënyra për të ulur kolesterolin deri në 40%

Tre mënyra për të ulur kolesterolin deri në 40%

29/06/2025
Ky është fruti më i keq për shëndetin

Ky është fruti më i keq për shëndetin

23/06/2025
Vritet një 15-vjeçar në Vushtrri

Vritet një 15-vjeçar në Vushtrri

23/03/2025
Tetë ushqime që nuk duhet t’i vendosni kurrë në frigorifer

Tetë ushqime që nuk duhet t’i vendosni kurrë në frigorifer

17/06/2025
Gastronomët: Do të detyrohemi të kërkojmë punëtorë edhe në Bangladesh

Gastronomët: Do të detyrohemi të kërkojmë punëtorë edhe në Bangladesh

Trusti kushtëzon shtetasit e huaj për tërheqjen e 10 përqindëshit të kursimeve

Trusti kushtëzon shtetasit e huaj për tërheqjen e 10 përqindëshit të kursimeve

Luksi i Loredanës nuk njeh kufi: Për një çantë të vogël paguan mbi 1 mijë euro

Luksi i Loredanës nuk njeh kufi: Për një çantë të vogël paguan mbi 1 mijë euro

Telashet me emrat në Zvicër, si paragjykohen për punë shqiptarët

Telashet me emrat në Zvicër, si paragjykohen për punë shqiptarët

Trump zyrtarizon tarifat ndaj Japonisë dhe Koresë së Jugut – Paralajmëron masa edhe ndaj vendeve të BRICS

Trump zyrtarizon tarifat ndaj Japonisë dhe Koresë së Jugut – Paralajmëron masa edhe ndaj vendeve të BRICS

07/07/2025
Flet vëllai i Agon Zejnullahut: Jemi të tronditur me videot e arrestimit, për ne është vdekje e dyshimtë – kemi angazhuar avokat

Pesë zyrtarë policorë ndalohen nën dyshimin për “vrasje nga pakujdesia” në rastin e Agon Zejnullahut

07/07/2025
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama: Kryeqyteti në kolaps institucional për shkak të bllokadës buxhetore – “Kjo nuk është udhëheqje, është hakmarrje politike”

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama: Kryeqyteti në kolaps institucional për shkak të bllokadës buxhetore – “Kjo nuk është udhëheqje, është hakmarrje politike”

07/07/2025
Elon Musk shet aksione të Teslas me vlerë prej 4 miliardë dollarësh

Aksionet e Tesla-s bien pas shpalljes së partisë së re politike nga Elon Musk – Trump reagon me ashpërsi

07/07/2025

Të Fundit

Magazina Qendra

Rrjetet Sociale

Të gjitha materialet, videot, fotografitë dhe shkrimet në këtë faqe janë pronë e portalit Qendra.info dhe mbrohen nga ligjet e miratuara mbi të drejtën e autorit. Secili përdorues ka të drejtë të aksesojë dhe shfrytëzojë këtë faqe dhe përmbajtjen e saj në përputhje me ligjet dhe rregulloret në fuqi, duke respektuar plotësisht të drejtën e autorit.

Më të rejat

Trump zyrtarizon tarifat ndaj Japonisë dhe Koresë së Jugut – Paralajmëron masa edhe ndaj vendeve të BRICS

Trump zyrtarizon tarifat ndaj Japonisë dhe Koresë së Jugut – Paralajmëron masa edhe ndaj vendeve të BRICS

07/07/2025
Flet vëllai i Agon Zejnullahut: Jemi të tronditur me videot e arrestimit, për ne është vdekje e dyshimtë – kemi angazhuar avokat

Pesë zyrtarë policorë ndalohen nën dyshimin për “vrasje nga pakujdesia” në rastin e Agon Zejnullahut

07/07/2025
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

©2021 Qendra - Rr. “Muharrem Fejza”, C11/A4, Lok 3, Prishtine.
E-mail: info@qendra.info

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

©2021 Qendra - Rr. “Muharrem Fejza”, C11/A4, Lok 3, Prishtine.
E-mail: info@qendra.info