Tiranë, 12 nëntor 2025 – Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar se të gjitha biletat për ndeshjen kualifikuese të Kupës së Botës 2026 mes Shqipërisë dhe Anglisë janë shitur plotësisht.
Procesi i rezervimit të biletave kishte nisur më 15 tetor dhe është realizuar përmes një zgjedhjeje elektronike dhe të rastësishme.
Ndeshja zhvillohet më 16 nëntor në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Federata u bën thirrje tifozëve që ta përkrahin skuadrën kombëtare me pasion dhe krenari.

