Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Sport

Shkëndija përballet me Qarabagun: Besim dhe optimizëm para sfidës vendimtare

Enesa Veseli by Enesa Veseli
04/08/2025
in Sport
0
Shkëndija përballet me Qarabagun: Besim dhe optimizëm para sfidës vendimtare
0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shkëndija është gati për një tjetër sfidë të madhe në arenën evropiane, teksa do të përballet me skuadrën e fuqishme të Qarabagut, në kuadër të raundit të tretë të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve. Edhe pse kundërshtari është një emër i konsoliduar në futbollin evropian, trajneri Jeton Beqiri dhe kapiteni Besar Ibraimi shprehen optimistë për shanset e skuadrës nga Tetova.

Trajneri Beqiri e vlerësoi maksimalisht kundërshtarin, por theksoi se skuadra e tij ka kapacitet për t’u përballur denjësisht me kampionët e Azerbajxhanit.

“Qarabag është një ekip shumë serioz, me njëmbëdhjetë tituj kampioni në dymbëdhjetë sezonet e fundit. E respektojmë shumë, por nuk duhet të harrojmë asnjëherë të respektojmë edhe veten. Besoj se do t’i kemi shanset tona nëse jemi të përqendruar dhe cinikë në çdo moment të lojës,” u shpreh Beqiri.

Ai theksoi nevojën për përkushtim maksimal dhe përmirësim në lojë, duke bërë autokritikë për ndeshjen e fundit ndaj FCSB:

“Ndeshjet në Champions nuk fitohen kur nuk je në formën më të mirë. Pas ndeshjes me Steauan nuk isha i kënaqur me performancën tonë. Tani duhet të jemi agresivë, të shfrytëzojmë çdo rast dhe të japim gjithçka në fushë.”

Kapiteni i ekipit, Besar Ibraimi, duke reflektuar në paraqitjet ndaj TNS dhe FCSB, theksoi se Shkëndija ka potencial për të befasuar edhe ndaj Qarabagut:

“Nëse luajmë si me TNS dhe FCSB, do të kemi shanse edhe ndaj Qarabag. Ata janë favoritë, por nuk fiton gjithmonë favoriti. Me pak fat dhe me mbështetjen e ‘Ballistëve’, gjithçka është e mundur.”

Ibraimi nuk la pa përmendur rëndësinë e tifozëve, duke i ftuar ata të jenë të pranishëm në stadium dhe të japin mbështetjen e tyre të zakonshme.

Sfida mes Shkëndijës dhe Qarabagut pritet të jetë një duel i vështirë, por me përkushtimin e skuadrës dhe energjinë e tribunave, skuadra tetovare synon një tjetër sukses historik në Europë.

Related

Previous Post

Dialogu Kosovë–Serbi mbetet pezull në mes të krizave të brendshme, BE pret gatishmëri për takimin e radhës

Next Post

“Shqiptar i mirë është shqiptar i vdekur”, Prokuroria e Kumanovës nis hetimet për thirrjet antishqiptare

Next Post
Thirrje “vdekje për shqiptarët” në ndeshjen Maqedoni–Rumani, Mickoski i pranishëm, institucionet heshtin

“Shqiptar i mirë është shqiptar i vdekur”, Prokuroria e Kumanovës nis hetimet për thirrjet antishqiptare

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.