Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Shkup, mbahet demonstratë në mbështetje të popullit palestinez

Enesa Veseli by Enesa Veseli
07/10/2025
in Lajme
0
Shkup, mbahet demonstratë në mbështetje të popullit palestinez
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Studentët e Universitetit Ndërkombëtar Ballkanik (IBU) në Shkup mbajtën një demonstratë kundër gjenocidit të vazhdueshëm të Izraelit në Gaza që nga 8 tetori 2023, raporton Anadolu.

Studentë dhe akademikë të universitetit morën pjesë në aktivitetin e mbajtur në kampusin e IBU-s. Demonstrata filloi me një minutë heshtje ndërsa studentët mbanin pankarta me mesazhe mbështetjeje për palestinezët.

Duke folur në këtë aktivitet, rektori i IBU-s, prof. dr. Lütfi Sunar theksoi rëndësinë e demonstratës. “Studentët tanë qëndruan me njerëzit e pafajshëm të Gazës me gjithë ndjeshmërinë e tyre. Sot, ne ndoshta vetëm mund t’i dënojmë këto krime kundër njerëzimit”, tha ai.

Sunar vuri në dukje se duke u bashkuar sot, ata synojnë të tregojnë se mbështesin një Palestinë dhe Gazë të lirë.

Studentja Şevval Arpacı tha se Palestina nuk është më vetëm një emër në hartë, por një provë për njerëzimin. “Çdo ditë zëri i një nëne, frika e një fëmije dhe ëndrrat e shkatërruara të një të riu na arrijnë në vesh. Në këtë heshtje, duhet të pyesim veten: Sa prej saj dëgjojmë vërtet?”, tha ajo.

Një student tjetër, Blendi Zeqiri tha se ata u mblodhën sot me një zë, zemër dhe qëllim të vetëm. “Arsimi nuk kufizohet vetëm te librat dhe provimet, ai ka të bëjë edhe me humanizmin, empatinë dhe guximin për të mbrojtur të drejtat e njeriut”, tha ai. / Mesazhi.com

Related

Previous Post

Kurti: Serbia po ndërhyn në zgjedhje lokale të Kosovës

Next Post

Termokos fillon sezonin ngrohës, 8 ditë para afatit të zakonshëm

Next Post
Termokos fillon sezonin ngrohës, 8 ditë para afatit të zakonshëm

Termokos fillon sezonin ngrohës, 8 ditë para afatit të zakonshëm

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.