Një autobus është sekuestruar në Prizren, pasi shoferi i tij rezultoi me masë ndalimi aktive për drejtimin e mjeteve motorike deri më 26 dhjetor 2025.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, rasti është regjistruar më 07 tetor 2025, rreth orës 18:17, në rrugën “Tranziti i Ri” në Prizren, ku patrulla e Njësisë Rajonale të Trafikut Rrugor (NJRTRR) ndaloi një autobus të një kompanie transporti nga Lipjani.
“Pas verifikimit të dokumentacionit, është konstatuar se drejtuesi i automjetit kishte masë aktive ndalimi për drejtimin e mjeteve motorike deri më 26.12.2025”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.
Në bazë të Ligjit për Trafikun Rrugor nr. 08/L-186, ndaj shoferit është shqiptuar:
-
Gjobë prej 500 eurosh,
-
Masë ndalimi shtesë për 6 muaj,
-
5 pikë negative në patentë,
ndërsa autobusi është sekuestruar.
Policia e Kosovës ka theksuar se mbetet e përkushtuar në garantimin e sigurisë rrugore dhe zbatimin e ligjit, duke apeluar për kujdes dhe respektim të rregullave të qarkullimit nga të gjithë drejtuesit e automjeteve./Qendra.