Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Shoqëria civile në Kosovë i kërkon BE-së heqjen e plotë të masave ndëshkuese

Enesa Veseli by Enesa Veseli
20/10/2025
in Lajme
0
Shoqëria civile në Kosovë i kërkon BE-së heqjen e plotë të masave ndëshkuese
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Prishtinë, 20 tetor 2025 – Një grup prej 12 organizatash të shoqërisë civile në Kosovë i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian (BE) që të heqë përfundimisht masat ndëshkuese të vendosura ndaj Kosovës që nga viti 2023, duke theksuar se “rrethanat që i nxitën ato nuk ekzistojnë më”.

Në një letër të përbashkët dërguar institucioneve evropiane, organizatat kanë shprehur shqetësimin për “ndikimin negativ të masave në aspiratat evropiane të qytetarëve të Kosovës”, duke thënë se ato kanë dëmtuar procesin e reformave dhe kanë kufizuar ndihmën për sektorë kyç si sundimi i ligjit, shëndetësia dhe arsimi.

“Këto masa kanë dekurajuar përpjekjet për reforma dhe kanë penguar integrimin evropian të Kosovës, e cila mbetet vendi i vetëm në kontinent me orientim të qartë pro-evropian që ende nuk ka marrë statusin e kandidatit,” thuhet në letrën e tyre.

BE-ja i vendosi masat ndaj Kosovës në qershor të vitit 2023, pas tensioneve në veriun e vendit, ku u vlerësua se Qeveria e Kosovës kishte luajtur rol në përshkallëzimin e situatës.

Kryediplomatja evropiane Kaja Kallas njoftoi në maj se ka filluar heqja graduale e masave, por pa dhënë detaje konkrete. Sipas Radio Evropa e Lirë, disa masa që lidhen me Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit dhe Kornizën e Investimeve për Ballkanin Perëndimor janë tashmë tërhequr.

Organizatat theksuan se pjesëmarrja e serbëve në zgjedhjet lokale të 12 tetorit në veri është një hap pozitiv që tregon përmirësim të situatës dhe krijon kushte për heqjen e plotë të sanksioneve.

“Heqja e masave në këtë fazë do të përcillte një mesazh pozitiv bashkëpunimi ndërmjet BE-së dhe Kosovës dhe do të forconte besueshmërinë e BE-së në rajon,” theksohet në letër.

Sipas të dhënave të Institutit GAP, masat i kanë kushtuar Kosovës rreth 615 milionë euro në projekte të pezulluara ose të shtyra, ndërsa 7.1 milionë euro janë humbur për shkak të tejkalimit të afateve të lejuara.

Udhëheqësit e Kosovës, përfshirë presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti, kanë përsëritur disa herë kërkesën për heqjen e masave, më së fundmi edhe gjatë vizitës së Ursula von der Leyen në Prishtinë.

Related

Previous Post

A po e paralajmëron shkarkimin e Xhafer Tahirit? – Lumir Abdixhiku reagon për rastin “Vushtrri”

Next Post

Ali Ahmeti: Fundi që e shkroi vetë

Next Post
Ali Ahmeti: Fundi që e shkroi vetë

Ali Ahmeti: Fundi që e shkroi vetë

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.