15 tetor 2025 | Tiranë – Radio Televizioni Shqiptar ka shpallur zyrtarisht listën e artistëve pjesëmarrës në edicionin e 64-t të Festivalit të Këngës, ngjarjen më të madhe muzikore të fundvitit në Shqipëri.
Sipas njoftimit të Komisionit Përzgjedhës, këtë vit do të konkurrojnë 28 artistë, mes tyre emra të njohur të skenës muzikore, rikthime të rëndësishme dhe zëra të rinj që do të ngjiten për herë të parë në skenën e festivalit.
Ndër emrat më të spikatur është Fifi, e cila do të performojë në duet me Tiri Gjocin, si dhe Alis, i renditur në vendin e tretë në Festivalin e 63-t me këngën “Mjegull”. Po ashtu, në këtë edicion rikthehet Vedat Ademi, ndërsa aktori Erand Sojli do të debutojë si këngëtar – një nga surprizat e këtij viti.
Festivali i 64-t do të zhvillohet nën drejtimin artistik të Elhaida Danit, dhe do të zgjasë katër net me radhë në skenën e RTSH-së. Sipas organizatorëve, gjatë muajit nëntor do të publikohen këngët konkurruese, për t’i dhënë publikut mundësinë të njihen paraprakisht me krijimet muzikore të artistëve.
Lista e plotë e artistëve pjesëmarrës:
2 Farm
Alis
Egzon Pireci
Endri Kaçaçi
Enxhi Nasufi
Erand Sojli
Erik Lloshi
Evi Reçi
Fifi & Tiri Gjoci
Frensi
Gerta Mahmutaj
Ghiti
Gresa Gjocera & Bledi Kaso
Inis Neziri
Kamela Islamaj
Kimi
Kleansa Susaj
Lorenc Hasrama
Luna Çausholli
Malvina Likaj
Rezarta Smaja
Rigersa Loka
Sara Kapo
Savjana Vjerdha
Sheila
Sihana Haxhnikaj
Threex
Vedat Ademi