Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Konflikti me Veljković në Veri – shqiptari përfundon në arrest 48 orë

29 Qershor 2025 | Mitrovicë e Veriut

Valon Arifi by Valon Arifi
29/06/2025
in Lajme
0
Konflikti me Veljković në Veri – shqiptari përfundon në arrest 48 orë
0
SHARES
38
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një përleshje fizike mes qytetarëve shqiptarë dhe serbë ka ndodhur sot në lagjen “Kodra e Minatorëve” në Mitrovicën e Veriut, duke rritur tensionet ndëretnike në këtë zonë të brishtë.

Sipas Policisë së Kosovës, nga përleshja janë arrestuar dy persona. Njëri prej tyre është ndaluar për 48 orë me urdhër të prokurorit, ndërsa tjetri është liruar dhe trajtohet si dëshmitar. Një person i tretë është dërguar në spital për trajtim mjekësor për shkak të lëndimeve të marra.

Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, konfirmoi arrestimet dhe ndërhyrjen e shpejtë të njësive policore.

Burime të Qendra.info bëjnë të ditur se në këtë incident ka qenë i përfshirë edhe Stefan Veljković, nënkryetar i partisë serbe “Demokracia Serbe”. Vetë Veljković ka deklaruar publikisht se është sulmuar fizikisht nga një person shqiptar të cilin e identifikon si “Mustafa”. Sipas tij, i njëjti kishte tentuar ta godiste edhe me veturë pak para përleshjes.

Related

Previous Post

Cila veturë ishte e para që kishte një motor me naftë?

Next Post

Deputeti gjerman në Bundestag: Të çmontohen strukturat paralele në veri të Kosovës

Next Post
Deputeti gjerman në Bundestag: Të çmontohen strukturat paralele në veri të Kosovës

Deputeti gjerman në Bundestag: Të çmontohen strukturat paralele në veri të Kosovës

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.